Home KRYESORE Mirëserdhët në Shqipërine patriotike te rrejshme…!

Mirëserdhët në Shqipërine patriotike te rrejshme…!

Nga Marsela Xhafa

Mirëserdhët në Shqipëri…! Në vendin ku ka më shumë se kudo nacionalistë hipokritë që e mbajnë veten për patriot të zjarrtë. E verteta është që këtë patriotizmin e vëmë re vetem kur luan kombëtarja shqiptare. Vetëm aty shpërthejnë rrjetet sociale me postime mbështetëse. Po a është kjo dashuri atdheu? Une them jo, sic do gje tjetër edhe nacionalizmin e shesim per tu dukur…

Pak kohë më parë një tragjedi e rëndë mbërtheu Francën. Pothuajse të gjithë shqiptarët me të drejtë mbështetën popullin francez dhe u bashkuan me dhimbjen e tyre le te themi edhe duke u ndërgjegjësuar në rrjetet sociale.

Po per vendin tonë, për tragjeditë që po ndodhin cdo ditë pse nuk ndërgjegjësohemi? Pse kaq pak dashuri kemi për njeri-tjetrin? Nuk e ndiejmë dhimbjen e tjetrit? Po pse dreqin jemi bërë kaq egoist sa shohim vec nga dera e shtepise e brenda?

Një fëmijë e pafajshëm u shkrumbua në flakët e zjarrit, të cilat I morën frymën, një tragjedi e rëndë ndodhi në Pogrradec, akoma më e tmerrshme ishte ngjarja në Elbasan, cdo ditë po dëgjojmë lajme të sa, të duket sikur jetën tënde në të vërtet nuk e ke ti më në dorë. Asgjë nuk është më e sigurtë.

Pse nuk ndërgjegjësohemi për këto? Cfarë duhet të na ndodhi tjetër që të na ftilloi, të na bëj të reagojmë? Nuk pashë boom-e statuse nëpër facebook .

Ama një gjë kuptova që nuk rri dot pa e thënë sepse një këmishë që nuk më rri e as më bën, nuk kam si e vesh. Pashë gjithandej nëpër fb e jo vetem se shqiptarët I ka prekur shumë vdekja e Sadnes, jo vdekja e saj po vdekja në film sepse ajo është si kokrra e mollës në mes të Indisë.

Të gjithë bëhëshin bashkë e tregonin sa e kishin vuajtur, sa lot kishin derdhur, Sadna ishte një ëngjëll pse duhet te vdiste… Madje pashë që edhe u hapën faqe fb R.I.P Sadna, apo shumica e njërëzve lëshonin një lumë akuzash, sharjesh e mallkimesh ndaj regjizorit të filmit.

Ja këta jemi ne. Na dhemb shume vdekja e personazhit të filmit e reagojmë, ama tragjeditë që po ndodhin përditë në këtë Shqipërinë tonë 28 mijë metra katrorëshe, nuk na prekin!

Jemi për të ardhur keq o patriote te rrejshem!
Vërtet!

Share: