Home KRYESORE Strucezimi i Gjykates Kushtetuese nga Kokedhima dhe Rama?!

Strucezimi i Gjykates Kushtetuese nga Kokedhima dhe Rama?!

Nga Basir Collaku

Ka me teper se nje jave qe Partia Demokratike zyrtarisht ka deklaruar se ne Gjykaten Kushtetuese eshte marre vendim per pavlefshmerine e mandatit te deputetit Koço Kokedhima.Disa here PD ka kerkuar zbardhjen e nje vendimi, per te cilin opozita pretendon se mbahet i fshehur.

Mazhoranca ka heshtur. Keshtu ia do mideja dhe mbase i shkon per shtat sojit indiferent, ndaj ngjarjeve thelbesore, ku llogari kerkojme pse nuk kapem nje skedine futbolli dhe jo nje te vertete te dhunuar.

Ajo çka ia shton shemtine realitetit eshte heshtja apo mosdegjimi ndodhise jashte saj nga Gjykata Kushtetuese, ndonese veprimi transparences se munguar pretendohet se eshte kryer prej saj.

A eshte Rama dhe Kokedhima nderkerkuesi per te mos nxjerr nje vendim qe largon nga Kuvendi, zotin Kokedhima, binjakun e pushtetit te Rames?!?

Dyshimet flasin dhe provat heshtin. Gjykata e çdo niveli te ketij rangu te ngjarjeve te drejtesise duhej te kishte reaguar pa asnje merak dhe se nga anon halli politik. Per me teper Gjykata Kushtetuese nese e ka marre kete vendim dhe heshtja i jep te drejte PO-se, duhet te flase. Duhet te thote publikisht nese eshte marre vendimi ose jo. Kushdoqofte deputeti.

Rendesi ka e drejta dhe ligji, te tjerat jane te padobishme. Nese Gjykata Kushtetuese ve pluhur mbi nje vendim, atehere ata jane zgjatim i nje partie ose, te frikesuar te nje partie!

Share: