Home KRYESORE Dy burra shteti që flasin si “çuna lagjesh”…

Dy burra shteti që flasin si “çuna lagjesh”…

Mosdekretimi I Gent Cakajt si minisëtr I jashtëm ka cuar në një përplasje deklaratash mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale e cila filloi të enjten e vazhdoi edhe sot, të premten.

Pak minuta pasi presidenca publikoi argumentet se përse Ilir Meta nuk e pranon dekretimin e Cakajt si ministër të Jashtëm, kryeministri rama shkroi në tëitter:

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”

Nuk kaloi shumë dhe kësaj deklarate ju përgjigj vetë Ilir Meta po në twitter.

“#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit që do jem #President i vendit tim”, shkroi Ilir Meta.

Reagimi I dytë I Ramës ishte edhe më I ashpër se I pari duke e cilësuar presidentit si një mijë herë më të paditur se kandidati për ministër.

“ Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës” shkruan kryeministri.

Ndërkohë këtë të enjte Meta e nisi ditën me një status na faqen e tij zyrtare në facebook, dhe mesazhi për Ramën ishte I drejtpërdrejtë:
“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!” shkroi Meta.
E Rama në këtë rast, nuk kishte si të mos përgjigjej dhe në tëitter shkroi:
“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”

Në këto kushte nuk na mbetet veçse të pyesim, a është ky komunikimi normal mes dy drejtuesve kryesorë të vendit apo mes dy institucioneve kushtetuese kryesore të vendit? Çfarë I shyn liderët shqiptar të komunikojnë kështu mes tyre dhe cdo të ndodhte nëse ky komunikim mes Kreministrit e presidentit do të ishte I tillë në Itali, Gjermani, Belgjikë, Spanjë eti?/Hapur.al

Share: