Home KRYESORE Moti i keq/ ARRSH: Bëni kujdes në këto akse

Moti i keq/ ARRSH: Bëni kujdes në këto akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve pas motit të keq që ka përfshirë thuajse gjithë vendin.

ARRSH fton qytetarët të bëjnë kujdes në disa akse në vend, ku për shkak të borës kalohet me zinxhirë.

GJENDJA E AKSEVE KRYESORE TË VENDIT
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir.
Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.
Domaj-Draj-Rec me zinxhir.

Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.

Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.

Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.

Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë./ Opinion.al

Share: