Home I pakategorizuar Dashurohet me avokaten që e mbrojti në gjyq, por më pas vret...

Dashurohet me avokaten që e mbrojti në gjyq, por më pas vret atë dhe veten

Një burrë që ishte dënuar sepse kishte vrarë të shoqen e më pas gjatë kryerjes së dënimit edhe avokaten e tij, vendosi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një urë.

50-vjeçari Jose Javier Salvador Calvo, kërceu nga ura e qytetit Teurel, në kohën që u përballë me policinë, ndërsa ngjarja shokoi Spanjën.

Sikurse raportojnë mediat vendase, historia e Jose Javier Salvador Calvo nisi në maj të vitit 2003, kur qëlloi për vdekje gruan e tij 29-vjeçare Patricia Maurel.

Ai u dënua, por në vitin 2017 u lirua me kusht, ndërkohë që kishte nisur edhe një marrëdhënie dashurie me avokaten që e kishte mbrojtur në gjyq,  47-vjeçaren Rebeca Santamalia Cáncer.

Policia e gjeti avokaten të qëlluar për vdekje në shtëpinë e vrasësit në Zaragoza, pasi burri i saj kishte njoftuar për zhdukjen. Pas orë më pas rreth mesnatës i dyshuari për ngjarjen u hodh nga ura, aspo u përball me patrullën e policisë. / M.B, opinion.al

 

4
Share: