Home KRYESORE Emrat/Shpallen 15 fituesit për kryesinë e Partisë Demokratike

Emrat/Shpallen 15 fituesit për kryesinë e Partisë Demokratike

Keshilli Kombetar i Partise Demokratike ka votuar sot kryesinë e kësaj partie, e përbërë nga 15 anëtarë. Pas votimit ku morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar, Emin Gjana ka publikuar emrat e fituesve.

Sikurse Zoti Gjana ka bërë me dije dhe ka kërkuar të saktësojë, në këtë listë është respektuar fakti, që 15% e anëtarëve të kryesisë të jenë gra.

Për këtë arsye, nga lista e fituesve janë larguar: Ervin Salianji, Aldo Bumci Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi, të cilët kanë patur vota të barabarta me anëtaret gra, që kanë hyrë në listën fituese. Gjana ka sqaruar se vetëm Jorida Tabaku ka patur votat e saj për të qenë fituese.

    Fituesit

 Dhurata Çupi

Endri Hasa

Enklejd Alibeaj

Eno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Flamur Noka

Florian Mima

Grida Duma

Izmira Ulqinaku

Jamarber Malltezi  

Jorida Tabaku

Kreshnik Collaku

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Tomorr Alizoti

Share: