Home KRYESORE Mijëra grekë dalin në protestë kundër marrëveshjes së Prespës

Mijëra grekë dalin në protestë kundër marrëveshjes së Prespës

Nën masa të rrepta sigurie, mijëra policë kanë dalë në qendër të Athinës për të garantuar sigurinë e qytetarëve në protestën që do të mbahet ditën e sotme kundër “Marrëveshjes së Prespës”.

Sipas organizatorëve të protestës, bëhet me dije se pjesmarrja e qytetarëve do të jetë më e madhe se kurrë.

Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej Mikis Theodhorakis, muzikanti revolucionar grek 95-vjeçar, i cili e kundërshton fort këtë marrëveshje.

Protestuesit mbajnë flamuj dhe hedhin parulla kundër “Marrëveshjes së Prespës”, e cila një ditë më parë u depozitua në Parlament dhe, nga e hëna do të fillojnë diskutimet që do t’i hapin rrugë aprovimit ose refuzimit të saj.

CNN grek raporton se duke filluar që nga orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në kryeqytet autobus me protestues nga e gjithë Greqia.

Mësohet se rreth tre mijë autobuzë do të mbërrijnë në Athinë vetëm nga Greqia veriore, duke kapur një shifër prej 150 mijë deri në 200 mijë protestues.

Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa ujëhedhëse me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore./rel.d/

Share: