Home I pakategorizuar Me 16 shkurt ne proteste, do të flasë edhe vetë Sali Berisha...

Me 16 shkurt ne proteste, do të flasë edhe vetë Sali Berisha para turmës

Kur protesta është masive, e vendosur, që përballet dhëmbë me një pushtet të korruptuar e të dhunshëm, jep një pushtet të ri parimisht…

Në Shqipëri, me 16 shkurt, Opozita e Bashkuar ka thirrur protestën e saj, e cila sikurse thonë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, do të jetë shumë e madhe në numër, aqsa do të detyrojë kryeministrin Rama të pranojë qeveri tjetër, e cila ta çojë vendin në zgjedhje vendore dhe parlamentare në një ditë.

Mësohet se me 16 shkurt, do të flasë edhe vetë Sali Berisha para turmës qindra mijë vetave, të cilët do jenë nga Kryeministria, Sheshi “Nenë Tereza” dhe deri te Sheshi “Skërnderbej” të thonë në selinë blu.

Fakti që vetë Berisha do të ngjitet në podium tregon shumë për qeverinë. Berisha nuk ka folur në asnjë miting apo protestë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen nga kryetar i PD-së.

Ish-lideri i PD-së do të flasë pasi të kenë folur Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.

Diçka e madhe po përgatitet me 16 shkurt. Edhe vetë në PS e ndjejnë, edhe ish-ministrat socialistë e deputetë të PS-së, flasin se “po vjen fundi i qeverisjes”. Edhe vetë Edi Rama e di, ndaj po punon për skemën B, e cila parashikon zgjedhje lokale dhe parlamentare në një ditë, me 30 qershor ose mund të shtyhen për në tetor 2019.

Ai nuk don që të iki si kryeministër, por Opozita do ta detyrojë, sipas skemës së Venezuelës.

Po vjen 16 Shkurti!

S.P./sprint.al

Share: