Home KRYESORE Vrasja/ Vëllai dhe burri u bënë bashkë, kapen 20-vjeçaren me të dashurin

Vrasja/ Vëllai dhe burri u bënë bashkë, kapen 20-vjeçaren me të dashurin

Të tjera detaje mësohen nga krimi tronditës në fshatin Zallbastar të Tiranës. Viktima Arben Gjeci u vra pasi kishte një lidhje intime me 20 vjecaren E. Cani. Kjo e fundit ishte e martuar. Ka qenë burri i saj që ka dyshuar se gruaja e tradhtonte me 34 vjecarin Gjeci dhe është ankuar tek vëllai i gruas.

“Bashkëshorti i 20-vjeçares, D.K. , 29 vjeçe dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj E.Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin”, raporton gazetarja e News 24.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku dy kunetërit kanë gjurmuar 20 vjecaren teksa shkonte të takonte të dashurin. Pas sherrit të ndodhur rreth orës 20:30, E. Cani 31 vjeç ka goditur me shufër hekuri Arben Gjecin. Në krim ka bashkëpunuar dhe bashkëshorti i 20 vjecares, D.K 29 vjeç. Të plagosurin e kanë lënë në rrugë dhe janë larguar. Ai humbi jetën, një ditë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Bazuar në dëshminë e banorëve të fshatit dhe provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, policia arriti të zbulojë vrasjen. Kujtojmë se në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, pasi të dyshuarit kishin deklaruar se 34 vjeçari ka rënë nga lartësia.

Sot janë vënë në pranga të tre personat, autori i dyshuar i krimit, 31 vjeçari E.Cani, D.K 29 vjeç, të cilit iu gjet dhe kanabis në banesë si dhe 20 vjeçarja E.C. , e cila akuzohet se ka fshehur krimin.

Autori i kësaj ngjarje ka refuzuar të pranojë krimin, duke thënë se nuk e ka vrarë ai Arben Gjecin. Burime nga Policia e Tiranës thanë se kanë dëshmi dhe prova që ka qenë E.Cani personi që vrau Arben Gjecin. Pranë banesës së familjes Cani është gjetur edhe një bluzë e Arben Gjecit.

Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”;
– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;
– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”/Ri-De/opinion.al

Share: