Home KRYESORE Helmimi masiv në punë, në urgjencë edhe një grua shtatzënë

Helmimi masiv në punë, në urgjencë edhe një grua shtatzënë

Vazhdon të rëndohet bilanci i punonjëseve të helmuara të paraqitura mesditën e sotme në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Tashmë numri i punonjësve të fasonerisë me probleme intoksikacioni të paraqitura në Urgjencë, ka shkuar në 13 nga 7 që ishte në fillim.

Midis punonjëseve të paraqitura në Urgjencë është edhe një grua shtatzënë.

Dyshohet se shkak për këtë helmim të jetë bërë, rrjedhja e gazit të kondicionerit.

Punonjëset kanë shfaqur shenja të fikti, të vjella, si edhe këputje.

Në ndërrmarrjen ku punonin gratë e helmuara kanë shkuar punonjës të policisë si edhe të inspektoriatit të shëndetësisë për të verifikuar shkaqet e këtij helmimi masiv./opinion.al

Share: