Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në takim me qytetarët në Shkodër, në kuadër të turit parapërgatitës për protestën e 16 Shkurtit.
Një prej qytetareve, e cila është dhe invalide, i ka shprehur Bashës shqetësimin e saj për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet, teksa thotë se frutat nuk i ka parë me sy prej kohësh.
Debati i plotë:
Qytetare, invalide: Pensioni nuk po na del as për ilaçe. 1500 lek një kilogram presh. Ça me ble më parë. Frutat s’i shofim me sy. Me këtë pension çfarë me ngrënë, çfarë me pi.
Basha: Prindi i keq e shkatërron shtëpinë, qeveria e keqe shkatërron vendin.
Qytetare: Me u çu të tërë e me e heq atë farë!
Basha: Të gjithë bashkë më 16 Shkurt!
Qytetare: Jam kështu (në karrocë invalidi), por atje kisha ardh! (Në protestë)