Home KRYESORE Prokurori Besim Hajdarmataj aplikon për të qenë pjesë e SPAK

Prokurori Besim Hajdarmataj aplikon për të qenë pjesë e SPAK

Dy ditë para skadimit të afatit ligjor të aplikimeve, prokurori Besim Hajdarmataj ka aplikuar për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 13 prokurorë, ndërkohë që ky institucion do të ketë në përbërje 15 anëtarë.

Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë./E.M/opinion

Share: