PERSIATJE DESHIRIMI NGA ALBERT VATAJ
Ajo çfarë tek një femër është e magjishme… është shpërblim i krijuesit me mrekullinë
Të gjithëve një zog ëndrrash na merr në fluturim për të na çuar atje ku akush nuk ka mundur ta prek me krahë as me përfytyrim, e na zbret në një tokë të ndaluar për të na treguar cakun e fillimit të botës dhe pragun e çdo dhimbjeje që e shndërron qënien tonë në një krijes mitologjike të mbetur pa emër dhe pa altar, por me një forcë shndrrimesh dhe përsosjesh, me dashurinë, atë gjëndje që na tregon misterin e jetës, atë aftësi përceptuse që na vesh me mish dhe na ndez me ndjesi, që na ushqen me qiell e na mëvetëson me tokën, atë që na tregon ritmin e gjithçkasë në çastin e shpërthimit.
Çfarë do të më pëlqente tek një femër, ose çfarë do të më shndërronte në shpërthim drite?
Një përgjigje e saktë do të përftohej prej një kujdesi dhe kujtese për të profilizuar atë idealen e idealit të një ëndje, e cila kërkon të jetë gjithnjë e prekur prej magjisë së mrekullimit, kimi të cilën e përshpejton dhe bën vepruese në një proces krijimi, ajo, rruzulli i gjërave që bëjmë dhe përbëhemi.
Në atë që do të më pëlqente një femër fillimisht do ta ndaja në pëlqimin së pari dhe adhurimin së brendshmi. Një përzierje sipas një recete mitike, e cila qëllimisht ka mbetur e groposur në terrin e mosnjohjes, ndoshta për të zgjuar tek secili nga ne një ngjizje që na jep ndoshta jo gjithçka por çdo gjë që do të na bënte të jemi të tillë, shëmbëllimi i përkryer i krijuesit.
Ndoshta një femër klasi do të ishte e denj për kriteret e mia të pëlqimit, sjellja galante e së cilës do të përcaktonte normat e elegances, finesës dhe një lloj droje si ajo e petaleve të lules kur shpalohet për të treguar me një madhështi solemne krejt atë bukuri dhe dehje, e njëherash atë dlirësi dhe delikatesë, karakteristike të themelta të bukurisë dhe adhurimit, marrëzisë dhe dëshirimit.
Zëri i saj.
Një zë që ngjan sa me pëshpërimën e gjetheve, aq me këngën e bilbilit, një zë që derdhet prej buzëve të saj më shumë si melodia e një kënge malli, se sa si ligjërimit statik i një edukatori. Qetësia dhe maturia, përqëndrimi dhe bashkëshoqërimi me vështrimin ngulmëtar, bëjnë që zëri i saj të trokasë në portat e dëgjimit siç troket një zog kur çukit suprinën e drunjtë ku i kanë hedhur ushqim.
Ecja, ah ecja.
Një hap që ledhaton ajrin dhe lëshohet si rrëke uji në ecje. Një shtat që ruan drejtpeshimin e bustit që anohet lehtaz prej krahëve që i jepen një ritmi, një lëvizje që i ngjan një ledhatimi i largët siluetash
Flokët, korrniza e portretit, të ujët.
Një masë e mëndafshtë që i derdhet supeve si një cohë e hollë përfytyrimi mjegullash qi i palohen si ledhatim luginës. Mes atij zgjatimi fijesh nervore dhe ndjesish që e përshkojnë gjëndjen e pezullt të portretit që gultaz vështron gjithnjë një heshtje që e godasin jehonat e zërave të kujtesës dhe pëshpërimat e hapave që e përgjojnë teksa ecën duke rrëzuar sytë në zhguallin e rrugës që i’a numron hapat.
Sytë,
porta nga hyhet në botën e thesareve të shpirtit. E ku ka më të bukur se sytë vezullues. Ata që shkëndijnë dritë aq fort sa nuk të japin asnjëherë mundësi të identifikosh se çfarë ngjyre kanë. Ata sy që kur të shohin të duket se të kafshojnë në vendet ku ndjen më shumë dhe të ledhin në vendet ku të dhëmb më tepër. Ata sy që janë mësuar të numërojnë yjet dhe gjithka që dinë të shohin dhe të lëxojnë më qartë dhe më mirë janë sytë.
Buzët.
Ata që të prekin me puthje siç dielli prek majepemët, siç rrezet shuajnë gjurmët e ndorjtura të vesës. Ata buzë që janë të endura prej llavave të vullkaneve që koha i ka groposr në varrët e plagëve të tyre prej guri shkrirës. Ata që kur të prekin të përcjellin energjitë e diejve të botëve, e kur të puthin, ah kur të puthin, të ndezin zjarret e galaktikave e të hedhin tej në skajin më të largët të së panjohurës për të treguar matshmërinë e të mundshmes që shpon në çdo qelisë më suhta rrufesh që netet kanë netët e serta kanë parë me panik dhe frikë. Ato buzë që të kafshojnë e puthje në ëndrra e prehen si flutura në kraharor për të zgjuar brenda teje hovin e harrakatyr të asaj fëmijërie që është strukur diku thellë brenda teje.
Balli
Balli, i menduar, i gjërë, i lëmuar si mermeret e statujave antike dhe i skalitur në çdo legjendë si suprina ku përthuhen dritat më të ndritshme që janë parë me njeriun ë udhën e tij në iluzionin e jetës. Ai ball, po ai ball që kaq shumë edëshiroj, ai ball që shoh teksa shndërrohen në statuja puthjet e mia, ato puthje të befta e sublime, ato prekje të mishta që thyejnë mermere dhe nënshtrojnë keshta.
E përsosura ndoshta e ka të ndaluar të jetë e aftë t’i dorëzohet një krijese tokësore, por jo të pamundur të shpengohet në hovin e përfytyrimeve dhe dëshirimeve, të mundshme që lartësojnë shpirtrat në qiejt e magjishëm të joshjes dhe mrekullimit.
Albert Vataj
Piktura: Portreti i Madame Barbe de Rimsky-Korsakov
Nga: Franz Xaver Winterhalter (1805 – 1873)
Daton më 1864
Vaj-kanavacë
Vendnodhja: Musée d’Orsay