Home KRYESORE Shqiperi, te gjithe jane e kaluara dhe duan te jene e kaluara.

Shqiperi, te gjithe jane e kaluara dhe duan te jene e kaluara.

Nga Lavderim Lita

Diten qe nje ndodhi ngjarja e Permetit ku disa nxenes u detyruan te nderonin me grusht ne varrezat e “partizaneve”, takova nje shok qe eshte edhe zyrtar i klubit te Partive Popullore Europiane, dhe me kerkoi qe ti shpjegoja aktualitetin ne Shqiperi. I fola per ngjarjen dhe per faktin se cdo dite ne gazetat e mediat shqiptare behen germime arkeologjike per komunizmin, dhe serviren si zbulime te medha qyteterimi. Me tha qe kjo gje zgjidhet shume thjeshte, por kerkon qe nje lider i rendesishem, qofte i mazhorances apo i opozites, te dale te deklaroje qe keta “jane e kaluara, ne jemi e ardhmja”, dhe aty fillon ndryshimi. Mirepo ne Shqiperi te gjithe jane e kaluara dhe duan te jene e kaluara. Ne jetojme perfundimisht ne te kaluaren.

Share: