Home KRYESORE Rama: Ju tregoj debatet në LSI. Bardhi: Jo qeveri treshe

Rama: Ju tregoj debatet në LSI. Bardhi: Jo qeveri treshe

Gazetari Blendi Fevziu pyeti nënkryetarin e LSI-së, Luan Rama, nëse ka patur gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, deputetë që kanë qenë kundër djegies së mandateve.

“Po është bërë debat për të shoshitur të gjitha qëndrimet. Unë kam bërë edhe avokatin e djallit për të kuptuar qëndrimet dhe bindja ka qenë në unison për të djegur mandatet, me përjashtim të një deputeti Lefter Kokës që nuk ishte i pranishëm në mbledhjes. E them edhe njëherë që ky është një vendim që bëhet për ti bindur vullnetit qytetar.”, tha Rama.

Ndërsa Bardhi tha se PD do të vijë në pushtet me zgjedhje të lira.

“Qeveri treshe, kurrsesi jo… e kemi bërë të qartë. PD dhe opozita do vijnë në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme kurrësesi me pazare dhe ulje në tavolinë.” Dl/ Opinion.al

Share: