Nga Artur Nura
Dhoma e Tregtisë Italo Shqiptare është një organizate modeste ekonomike qe synon te promovoje marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë. Ajo ka një histori te saj e cila duket se me zgjedhjen e presidentit te ri ne moshe dhe detyre, z. Tommaso Scatolari, po merr një perspektive te re organizative dhe produktive.
Z. Scatolari duket se me entuziazmin qe e karakterizon po i jep aktivitetit te kesaj organizate ekonomike nje dimension te ri dhe si rezultat edhe marredhenieve ekonomike dhe kulturore te zonave te caktuara administrative dhe ekonomike Italo – Shqiptare.
Ne fakt, presidenti i ri i Dhomës se Tregtisë Italo Shqiptare pas një aktiviteti te ngjeshur ne Shqipëri, ne bashki te ndryshme, ku po ndërton bazat e perspektives organizative ne aktiviteteve me autoritetet dhe bizneset lokale, tashme ne mënyre konkrete po bën te mundur takime eficente shkëmbimi eksperience dhe mundësish edhe ne Itali për biznesin dhe autoritet shqiptare.
Takime organizative dy ditore ne Emiglia Romagna, Forli’ Cesena e Rimini
z. Tommaso Scatolari ne cilesine e presidentit te Dhomës se Tregtisë Italo shqiptare dhe ne bashkëpunim te shkëlqyer me z. Fabrizio Moretti, president i Dhomës se Tregtisë Romagna, Forli’ Cesena e Rimini, realizuan ne datat 1 dhe 2 mars ne Forli e Rimini takime konsultuese biznesi ku u prezantuan mundësitë qe ofron Shqipëria për investitorët italiane te këtij rajoni te pasur dhe dinamik te Italisë.
Te ftuar ne këto takime nga Shqipëria ishin kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, zv. Ministrja për Europen dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Malo, zv. Ministri i Arsimit për Rininë z. Shpat Kolgega, z. Roberto Caparotta, këshilltar për Sipërmarrjen ne Partine Demokratike, drejtues te Konfindustria Shqiptare dhe te tjere.
Pjesë e takimeve sigurisht ishin edhe investitorë italiane nga kompani të zonës te fokusuara në fushën e ndërtimit, turizmit, bujqësisë, energjisë dhe te tjerë.
Gjithashtu, organizatoret kishin bere pjese te këtyre takimeve kryetarin e Bashkisë Forli, z. Davide Drei dhe euro-deputeten e grupit parlamentar Social-Demokrat, znj. Isabella de Monte, anëtare e Komisionit Evropian të Infrastrukturës.
Ne këto takime dy ditore ngjallen interes tek pjesëmarrësit prezantimi qe beri kryetarja Ademi e bashkisë Shkodër për mundesite qe ofron qyteti i saj ndaj investitorëve italiane, vullneti për politika fiskale te përshtatshme nga ana e Shqipërise ndaj investimeve te huaja qe i nënvijëzoi zv. ministrja Malo, realizimi I praktikave burokratike te thjeshtëzuara te biznesit qe I solli ne vëmendje këshilltari për Sipërmarrjen pranë PD, Caparotta dhe panorama e biznesit ne Shqipëri qe e prezantoi Agim Bufi drejtor ekzekutiv I Konfindustria Shqiptare.
Vizita ne Komunën e Gradaras
Organizatoret e këtyre takimeve kishin parashikuar për pjesëmarrësit shqiptare edhe vizita ne qendra turistike te zonës te cilat padyshim ishin shembuj te shkëlqyer te administrimit lokal te qyteteve dhe menaxhimit krijues te turizmit.
Me interesantja ishte vizita ne komunën e Gradaras, komune me rreth 5 mije banore qe priste ne vit ne keshtjellen e saj historike rreth 150.000 vizitore italiane dhe te huaj.
Kryetari i kesaj komune z. Filippo Gasperi i cili rezervoi nje pritje per delegacionin shqiptar, tregoi me shume pasion punen e administrates se tij per te bere te mundur suksesin e saj.
Z. Gasperi edhe pse e dinte qe këshilltari i tij profesional i veshur me kostumin e mesjetës na kish treguar ne mënyre profesionale historinë e keshtjelles dhe atë te “Romeos dhe Zhuljetes” se zonës, nuk harroi te nënvijëzonte se sipas tyre Paolo Malatesta e Francesca da Polenta, kane qene personazhe reale ne Gradara dhe jo letrare si ato te Romeo dhe Zhuljetes se Shekspirit ne Verona…
Z. Gasperi ne bashkëbisedim me anëtaret e delegacionit shqiptar si te autoriteteve qendrore dhe lokale, demonstroi vullnetin e mire për bashkëpunim me Shqipërinë dhe për rrugët e duhura ne gjetjen e fondeve për te rigjallëruar edhe zonat shqiptare historike te cilat tashme janë pjese e pasurisë botërore te Uneskos.
Nje binjakëzim i mundshëm midis Gradaras dhe Shkodrës, kështjella e Gradaras dhe Kalaja e Rozafës…
Znj. Voltana Ademi si administratore e Shkodrës dhe me gjallerine qe e karakterizon ne takim me homologun e saj te Gradaras, z. Filippo Gasperi, e ftoi atë ne Shkodër për një vizite te ngjashme dhe për te ndërtuar bazat e një binjakëzimi midis Shkodrës dhe Gradaras. Ftesa sigurisht u prit dhe shume kënaqësi dhe ne bashkëbisedim u projektua edhe një binjakëzim I mundshëm midis Shkodrës dhe Garadaras.
A mund te behet edhe Kalaja e Rozafës për Shkodrën si kështjella e Gradaras e cila ishte motori kryesor ekonomik i kësaj komune? Sigurisht kjo vlen për tu pare sa e mundur është, por mund te thuhet se vullneti i kryetares se bashkisë Shkodër nuk mungon edhe pse Kalaja shqiptare është ne vartësi te ministrisë se Kulturës.
Nese behet e mundur, sigurisht do jete ne interes te shkodraneve, por edhe gjithë Shqipërise. Znj. Ademi ka ditur gjithmonë te tejkaloje barriera te tilla dhe te beje me te mirën për Shkodrën.
Ndoshta vizita e ardhshme homologut te saj te Gradaras ne Shkodër, mund te ndihmoje për te shkuar ne këtë drejtim. Dhoma e Tregtisë Italo Shqiptare dhe presidenti i saj z. Tommaso Scatolari qe beri te mundur këto takime dhe këtë vizite te delegacionit shqiptar ne Gradara, sigurisht qe do jete njeri prej promotorëve te këtij zhvillimi shume pozitiv.