Home KRYESORE Deklaratë e fortë/ Ilir Meta: Jam gati të lë mandatin e presidentit

Deklaratë e fortë/ Ilir Meta: Jam gati të lë mandatin e presidentit

Presidenti Ilir Meta është shprehur ditën e sotme se është i gatshëm të lë mandatin, duke bërë një paralelizëm të sakrificës së tij në këtë rast ngjashëm me Salvador Ajlenden.

Referuar situatës politike ku ndodhet vendi Meta është shprehur se vendi po kalon një krizë e cila nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore.

“Akti i opozitës për djegjen e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua  si President i Republikës.
Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin.

Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes.
Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, u shpreh Meta.

Share: