Home KRYESORE Haradinaj: Gati për marrëveshje me Serbinë, por me këto 2 kushte

Haradinaj: Gati për marrëveshje me Serbinë, por me këto 2 kushte

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka theksuar se është gati për një marrëveshje me Serbinë, që do të sillte njohje reciproke mbi kufijtë ekzistues mes dy vendeve.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Samitin e Poznanit, ai ka thënë se dallimet e mëdha midis Kosovës dhe Serbisë mund dhe duhet të zgjidhen.

“Gjithashtu edhe arritjet e Samitit të Poznanit, ne si Kosovë marrim përgjegjësi të plotë që t’i zbatojmë. Më duhet ta pranoj se kemi dallime të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; dallime që mund dhe duhet të zgjidhen”.

“Unë dëshiroj të shoh rritje të tregtisë ndërmjet dy vendeve tona, por kjo nuk është një temë e thjeshtë. Ekziston një kontekst më i gjerë politik në të cilin duhet të merren vendime të guximshme. Një marrëveshje me njohje reciproke, mbi kufijtë ekzistues midis dy kombeve tona është e domosdoshme. Ne si Kosovë jemi të përkushtuar në këtë proces”, tha më tej Haradinaj./ Opinion.al

Share: