Home KRYESORE Hajt mo, mire.., sa me mbajt frymen…! Ca me bo, me qajt...

Hajt mo, mire.., sa me mbajt frymen…! Ca me bo, me qajt e..?!

Nga Altin Bamllari

Ne vitin 1995 ne Afriken e Jugut, nje vit pas rrenies se regjimit te aparteidit, u ngrit nje lloj gjykate provizore qe u quajt Komisioni i Te Vertetes dhe Pajtimit. Qellimi i saj ishte te nxirrte ne drite gjithe krimet e se kaluares, duke ftuar te deshmonin ne seancat e zhvilluara ne sy te publikut, gjithe viktimat e dhunes, por edhe autoret qe e kishin ushtruar ate.

Nje nisme kjo e jashtezakonshme ne emer te unitetit, qe mbarte nje fryme tolerance dhe pajtuese nga ana e njerezve me ngjyre. Ndodhte qe ne rrefimet e tmerrshme, me shume shperthenin ne loet degjuesit e bardhe sesa ata me ngjyre, viktimat e verteta.

Kur dikush pyeti nje nga njerezit me ngjyre qe kishte prane: Po ju pse nuk qani? – ky i fundit ia ktheu gjithe seriozitet e dhimbje: “Ne kemi qare vite me pare.”…

Nderkohe m’u kujtua nje episod me nje gazetar te huaj qe po intervistonte disa bashkekombasit e mi, qe nga pamja e jashtme dukeshin ne pike te hallit, te dobet, te veshur keq, por qe gjithe kohes nuk i futen as nje cast dhembet brenda.

Ky i pyeste si jetoni, ata tu qesh ia kthenin: Hic mo, ja ashtu, bereqaves. Ky i pyeste cfare te ardhurash keni, ata tu qesh serish i thoshin: Hajt mo, mire.., sa me mbajt frymen. Ky u tha, keshtu qeshni gjithe kohes ju? – ata tu qesh ia kthyen: – Ca me bo, me qajt e..?!

Mblodhi buzet gazetari i botes e kush e di c’zhgaraviti ne fletore.

Share: