Home KRYESORE Neranxi – presidentit Nishani: Po e mbyll me turp mandatin

Neranxi – presidentit Nishani: Po e mbyll me turp mandatin

Nga Nikollaq Neranxi*

Mbyllja me turp e mandatit te Presidentit Nishani, u be sot ne Himare!

Me 18 gusht te vitit te kaluar, Presidenti i Republikes, Z. Bujar Nishani pranoi te prese nje perfaqesi te banoreve te Himares ku isha edhe une pjesmarres. Ne ate takim ne i paraqitem Presidentit problematiken e madhe te grabitjes masive te pronave te banoreve autoktone.

Ne gjithashtu e bëme me dije se grabitësit e tokave kishin marre te gjitha garancitë dhe mbështetjen e fuqishme nga pushteti qendror dhe lokal me ne krye Kryeministrin Edi Rama dhe sherbetorin e tij Jorgo Goro. Ne atë kohe Presidenti na premtoi se do te ushtronte autoritetin e tij për ti dhëne zgjidhje këtij problemi.

Avokati i Popullit disa muaj me pas, pasi hetoi gjate mbi këtë problematike, i dha te drejte banoreve te Himarës dhe kërkoi zgjidhje urgjente. Sot pas 9 muajsh, Presidenti ne ikje, vjen ne Himarë, jo për te na treguar se cili ka qene kontributi i tij ne zgjidhjen e këtij problemi dramatik, por me pafytyrësinë me te madhe, u shfaq ne krah te Goros, njeriut qe po e shkatërron atë zone duke lejuar dhe bekuar grabitjen masive. Nuk e dimë cfare misioni ka marre ne këtë rast Presidenti dhe kujt po i shërben, por një gjë është e sigurte, qe banoret e zonës ai sot i ka fyer rende.

Ne kercenohemi me dëbim për dite nga kriminelet dhe ai vjen tek vendi ku po konsumohet krimi për te kënduar dhe kërcyer duke u tallur me ne!!!

Ju zoti President, me këtë qe betë, e mbyllet me turp mandatin tuaj si i pari i vendit dhe njeriu kyç ne garantimin me kushtetute te drejtave te qytetareve te këtij vendi.

Per mua sot ju nuk keni bere asgjë tjetër, por vetëm keni legjitimuar punën e “palodhur” te pushtetit kriminal për te grabitur pronat e himarjoteve dhe zhbere historinë e atij vendi.

Ose ne skenarin me ogurzi, mund te jeni edhe ju pjese e këtij krimi.

Këtu linku i njoftimit presidencial : Presidenti Nishani priti në një takim përfaqësues të komunitetit himarjot

Nikollaq Neranxi, kryetar i “Shoqates per Mbrojtjen e Shtepive, Pronave, Historise dhe Kultures se Himares” 

Share: