Home KRYESORE Rama në Shkup, përgëzon Zaevin për fitoren në zgjedhje

Rama në Shkup, përgëzon Zaevin për fitoren në zgjedhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në samitin e liderëve ”Skopje Summit 100”. Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se Rama ka uruar homologun Zoran Zaev për fitoren në zgjedhjet lokale.

Nga ana tjetër mediat vendase citojnë Zaevin të jetë shprehur në takimin me Ramën se “rezultatet e zgjedhjeve demokratike dhe korrekte janë fuqi shtytëse për agjendën demokratike dhe reformuese të vendit që hap dyer kah perspektiva euro-atlantike e vendit. Janë fitore për konceptin, shoqëri për të gjithë që i bashkon qytetarët.

Do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që të sigurohet jetë kualitative për të gjithë qytetarët Maqedonisë”.

Ky është takimi i parë mes dy kryeministrave pas fitores së Zaevit në dy palë zgjedhje radhazi, ato të përgjithshme dhe lokalet që u zhvilluan para dy ditësh.

Share: