Home KRYESORE Duart e tua ekzistonin … nga Antonio Gamoneda

Duart e tua ekzistonin … nga Antonio Gamoneda

Përktheu Elona Caslli

Një ditë bota heshti
Pemët, në lartësi,
ishin të thella dhe madhështore.
Nën lëkurë ne të dy,
ndjenim lëvizjen e tokës.

Të buta, duart e tua
preknin të miat
dhe unë ndieja rëndesën e dritës
dhe ti banoje në zemrën time.

Gjithçka ishte e vërtetë
poshtë pemëve. Gjithçka,
Kuptoja gjithçka
ashtu siç
goja mund ta kuptojë frutin
dhe sytë mund ta kuptojnë dritën.

Share: