Home KRYESORE Çfarë u tremben Gruevski dhe Ivanov?

Çfarë u tremben Gruevski dhe Ivanov?

Nga Ilir Copja

Sulmi i kryetarit i VMRO-së dhe ish kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Nikola Gruevski nuk ishte sulm ndaj një individi por ndaj një institucioni shtetëror sic është parlamenti dhe kryetari i saj që është numri 3 i shtetit. Aq më tepër qe sulmi kishte prapavijë etnike, antishqiptare duke qenë se z. Xhaferri eshte me kombesi shqiptare dhe po diskutohej një ligj që i jepte të drejta kushtetuese shqipëtarëve të Maqedonisë.

Çfarë ka dashur të tregojë “autori” me këtë veprim?

Nikola Gruevski dhe deputetët e partisë së tij deshën edhe njëherë tjetër të tregonin forcën e tyre. Ata e kanë shpalosur hapur dhunën e tyre dhe format represive sidomos kur ishin në pushtet ndaj kundërshtarëve politikë e sidomos ndaj popullsisë shqiptare. Mjafton të përmendim rastin “Mostra” ku u dënuan me burgime të përjetshme gjashtë shqiptarë për vrasjen e një maqedonasi, pavarësisht se sic doli nga përgjimet e publikuara nga Zaev, ishte komplot i kurdisur nga ish ministria Jankullovska dhe policia sllavo maqedonase. Po ashtu edhe në rastin e Kumanovës 8-9 Maj 2015 ku policia speciale maqedonase përdori artileri të rëndë në lagjen e trimave pa u kujdesur për jetën e civilëve. Ata shpallën të arrestuar tre familje të tëra me pjesëtarë 80 vjecar dhe 3 vjecar, do jetë rekord për arrestimin e më të riut ne histori. Kush qëndron pas veprimeve të Gruevskit?

VMRO me në krye Nikola Gruevski-n mbështetet në nacionalizmin sllavo-maqedonas, e cila nuk do të privohet nga të drejtat ekskluzive të etnisë së privilegjuar. Që nga krijimi i Republikës së Maqedonisë pushteti dhe resurset ekonomike kanë qenë në dorë të etnisë sllavo-maqedonase duke bërë një ndarje selektive të fondeve në shumicë dërrmuese në favor të sllavo maqedonasve si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, arsim e sport. Synimi i tyre ishte i qartë largimi i shqiptarëve nga trojet e veta etnike dhe kolonizimi më pas i tyre me popullsi sllavo maqedonase, praktikë kjo e njohur që në kohët e Kongresit të Berlinit 13.06.1878 dhe sidomos pas krijimit të Mbrestërisë Serbo kroato Sllovene, më vonë e quajtur Jugosllavi.

Plani i tyre u frenua nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e cila i detyroi të uleshin në bisedime dhe të nënshkruanin marrëveshjen e Ohrit (2001) që u garantoi të drejta përfaqësuese shqiptarëve në politikë, arsim, institucione të pushtetit qëndror e vendor si dhe kulturë. Por dalë nga dalë e gjetën mënyrën ta pengonin zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit kjo edhe falë bashkëpunimit në heshtje të partive shqiptare që rrinin në qeverisje thjesht për të siguruar ndonjë përfitim personal. Kësaj situate do të duhet t’i dilte “zot” presidenti Ivanov si simbol i unitetit të vendit.

Po cfarë roli ka mbajtur ai në këto përplasje ndëretnike?

Presidenti Geoge Ivanov i cili i përket etnisë sllavo-maqedonase ka mbajtur që qëndrim etnik maqedonas. Veprimet e Nikola Gruevskit dhe partisë e tij me përbërje të theksuar nacionaliste i ka justifikuar si në mbrojtje të interesave të shtit ndaj veprimeve “terroriste” dhe “destabilizuese” të shqiptarëve. Edhe në rastin e sjelljes agresive të Nikola Gruevskit në parlament ndaj kryetarit të ligjshëm të tij, Talat Xhaferri e kaloi në heshtje duke e “legjitimuar” si veprim në mbrojtje të kushtetutës dhe stabilitetit të Maqedonisë. Qëndrimi i tij është në një linjë me rastet e tjera, sulmin në Kumanovë, përgjimet dhe zgjedhja e Talat Xaferrit kryeparlamentar në Maqedoni.

A është kjo mënyra më e mirë me e mbrojtur kushtetutën? A ka bazë kushtetuese kundërshtimi i tyre?

Në cdo vend demokratik nuk i takon as kryetarit të opozitës dhe as presidentit të vlerësojnë kushtetutshmërinë e ligjit, këtë kopetencë ekskluzive i takon veetëm Gjykatës Kushtetuese. Ligji për gjuhët nuk shkel kushtetutën sepse është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit e cila u nënshkrua për të pushuar konfliktin etnik në 2001. Për më tepër nëse vërtet Gruevski dhe Ivanov do ishin të shqetësuar për kushetushmërinë e ligjit kanë pasur kohë mëse të mjaftueshme për ta cuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe për të bllokuar miratimin e tij. Çfarë frike kanë ata dhe e pasqyrojnë tek elektoratet e tyre?

Gruevski, Ivanov dhe elita politike dhe ekonomike sllavo-maqedonase i tremben fuqizimit të faktorit shqiptar. Ligji i jep të drejtë ahqiptarëve të shërbehen nga institucionet shtetërore të pushtetit qëndror edhe në gjuhë shqipe dhe në qeverisjen vendore. Ky ligj pritet të ketë dy pasoja pozitive për shqiptarët. Do ndalojë harrimin e gjuhës shqipe nga brezat e ri të popullsisë shqiptare që me dekada me rradhë u munduan ti sllavizonin dhe tu humbnin identitetin. Në shumë qytete të Republikës së Maqedonisë nuk është e lehtë të flasësh shqip dhë të studiosh në gjuhën shqipe.

Me forma të ndryshme, herë me presione e herë me favore edhe në ato qytete ku ka mësim në gjuhë shqipe shumica dërrmuese e anashkalojnë dhe vazhdojnë studimet në gjuhën sllavo-maqedonase. Së dyti kjo “erë e ngrohtë për shqiptarët” do bëjë që shumë prej atyre shqiptarëve që flasim për bukuri shqip dhe që janë maqedonizuar e turqizuar me mbrojt familjen dhe karrierën e tyre do rikthehen mbiemrave shtërgjyshore. Vjen shpejt koha për censusin e ardhshëm në Maqedoni dhe përqindja e popullsisë me kombësi shqiptare mund të “rritet” dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale roli i tyre mund të bëhet përcaktues e jo shtojcë. E megjithatë cfarë i tremben sllavo maqedonasit ekzaktësisht?

Elita politike sllavo-maqedonase që nga krijimi i republikës janë munduar ti izolojnë, ti përzënë dhe ti mbajnë larg “tepsisë” shqiptarët. Për të arritur qëllimin e tyre final ata përdorën forma të ndryshme si dhunën policore, investimet shtetërore dhe në arsim.

Dhuna policore ndaj shqiptarëve u kthye në normalitet në Republikën e Maqedonisë qoftë për situata të jashtzakonshme rasti i Kumanovës qoftë edhe për sherre apo konflikte të vogla lokale. Veprimet policore në masë dërrmuese arbitrare në favor të sllavo maqedonasve me qëllim frikësimin e shqiptarëve që ata të mos ngrinin krye, mos kërkonin të drejtat e tyre dhe me qëllim final që të largohen për ti hapur rrugë kolonizimit. Edhe për sa i përket investimeve janë diametralisht kundër mes sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve për tu a bërë jetesën në tokat e të parëve të pamundur dhe shumë më të vështirë përparimin e tyre ekonomik e kulturor.

Edhe për sa i takon organve drejtuese pjesën e luanit e kanë mbajtur gjithmonë sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët janë trajtuar si “shtojca” dhe “garniyrë”. Me rritjen e pranisë dhe ndikimit të faktorit shqiptarë ata sdo mund të vazhdojnë projektin e tyre dhe do duhen të përshtaten me realitetin e ri. Më e rëndësishmja kanë frikë se mos shqiptarët sillen ndaj tyre sic janë sjellur ata nga shqiptarët. Është një frikë normale sepse njerëzit priren ti shikojnë njerëzit si vetja me të metat dhe urrejtjet e tyre.

Por a ka rrezik të ndodhë kjo?

Personalisht gjykoj që shqiptarët nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ata nuk duhet të kenë ndjenja revanshiste por duhet të insistojnë në zbatimin e atyre të drejtave që gëzojnë me ligj. Për shekuj shqiptarët janë cilësuar si luftënxitës, luftëdashës e të paaftë me arritur kompromise dhe sot ka ardhur dita të ndryshojmë këtë perceptim ndërkombëtar. Sic ka thënë dikur Fan Noli nuk është më koha e jataganit. Perëndimi ka kthyer sytë nga shqiptarët tani duhet të jemi ne ata që duhet të justifikojmë këtë vëmendje duke ruajtur qetësinë dhe duke rritur ndikimin dhe të drejtat tona me rrugë ligjore.

Gruevski dhe nacionalistët e tjerë janë jashtë kohe dhe nuk trembin më, statuskuoja në Maqedoni dhe në Ballkan nuk është zgjidhur dhe nuk do të zgjidhet më me pushkë në dorë por me bisedime, marrëveshje e nisma ligjore. Në përfundim, sllavo-maqedonas të dashur mos kini frikë ne nuk jemi si ju sado që jeni përpjekur të na bëni si ju.

Jemi shembull botëror i bashkëjetesës fetare, mikpritjes e besës. Një falenderim dhe komplimet për Talat Xhaferrin që ruajti qetësinë dhe nuk ra në nivelin e Gruevskit. Faleminderit Gruevski se sjellja jote prehistorike që u pa nga e gjithë bota është favori më i madh që mund ti bësh cështjes shqiptare. Vazhdo kështu.

Share: