Home KRYESORE Në plazh erdhi një vrasës…Nga Fabrizio De Andre

Në plazh erdhi një vrasës…Nga Fabrizio De Andre

Përktheu: Elona Caslli

Në plazh erdhi një vrasës me sy të mëdhenj si sytë e një fëmije.

Dy sy të mëdhenj plot frikë
ishin pasqyra e një aventure.

Dhe i tha një plaku :
-Më jep bukë. Kam pak kohë dhe shumë uri.

Plaku ia çeli sytë ditës
pa hedhur sytë rreth e rrotull.

Derdhi verën, ndau bukën
për kë thoshte se kishte etje dhe uri.

Share: