Home KRYESORE Gazetari i njohur denoncon mungesen e ilacit qe shpeton jete!

Gazetari i njohur denoncon mungesen e ilacit qe shpeton jete!

Nga Dritan Laci

Miq te dashur! Pak vemendje. Me duhet te bej nje sqarim te nevojshem. Nuk doja ta beja publike kete fakt por i detyruar nga rrethanat me duhet te jem korrekt.

Mamaja ime vuan nga semundje e rende prej gati dy vitesh. Ajo kurohet me Interferon A ne Spitalin Onkologjik ne Tirane. Eshte nje vaksine qe merret ne forme cutane (ne lekure) te cilet i duhet ta beje cdo tri dite. Cdo muaj paraqitemi prane spitalit onkologjik per te marre dozen e duhur te vaksinave. Keshtu duhet te ishim paraqitur edhe kete fundmuaji sipas planifikimit. Por…

Lajmi qe na vjen eshte qe vaksina nuk ka prej disa javesh. Sigurisht qe kjo eshte shume e rende. Sidomos kur ne pikepyetje vihet shendeti i prindit. Gjate gjithe ketyre diteve nuk kam lene gur pa levizur per te siguruar medikamentin.

Kam folur me Drejtorine e Spitalit, me zyren per shtyp te Ministrise se Shendetesise; kam qene te Fondi i Kujdesit te Sigurimit Shendetesor; me kompanine farmaceutike qe merret me importin e ilacit; kam derguar dy mesazhe ne numrin qe me kane dhene koleget te Ministres se Shendetesise; dhe rezultati eshte qe Interferon A nuk ka…

Pse nuk ka? Per mua pak rendesi ka pse nuk eshte bere tenderi. Per mua rendesi ka shendeti i njeriut tim.

Dikush ne nje media kishte shkruar qe ky nuk eshte numri i Ministres… Po ca rendesie ka kjo nese une kam trokitur ne cdo dere edhe te Shendetesise dhe Interferon A nuk ka. E shpeton jeten e mamase sime qofte edhe kjo “ngaterrese”.

Gjithsesi pas nje lufte disa ditore me ne fund gjeta shprese….Medikamentin aq te nevojshem e gjeta fale disa njerezve te mire. Une nuk kam braktisur te tjeret ne dite te veshtire, per njerezit e mi te afert do kaloja edhe malet.

Kjo eshte Shqiperia, ta gezojme. Faleminderit!

Share: