Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Ambasadorja franceze:Krizën zgjidheni vetë!Detaje për bisedën Rama- Macron

Ambasadorja franceze:Krizën zgjidheni vetë!Detaje për bisedën Rama- Macron

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur nga Korça lidhur me krizën politike në vend. Ajo tha se zgjidhja nuk mund të vijë nga diplomatët e huaj duke shtuar se në vend ka njerëz të arsyeshëm që janë duke menduar për zgjidhje.

“Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”, tha diplomatja franceze.

Vasac foli edhe për bisedën telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron duke thënë se u fol për diçka pozitive duke mos dashur të zbulojë më shumë.

“Nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian”.

Ambasadorja franceze foli edhe procesin e hapjes së negociatave duke thënë se Shqipëria ashtu si çdo vend në rajon ka vendin e saj në Bashkimin Europian./ Opinion.al

Share: