Home KRYESORE Gazetari i dhunuar falenderon koleget per solidaritetin

Gazetari i dhunuar falenderon koleget per solidaritetin

Nga Ervin Koci

Te dashur miq! Du tju falenderoj me perultesi te gjitheve qe me qendruat prane me komentet, telefonatat, takimet dhe solidaritetin tuaj ne keto momente.

Ishin dy dite teper te veshtira per mua dhe familjen time, qe ende nuk dihet se si do te vijojne…

Por gjithsesi dua tju them se jam pa fjale dhe kam mbetur i çuditur nga gjithe ajo mbeshtetje dhe perkrahje miqesore.

Nuk e mendoja asnjehere se do te ishit kaq te shumte, madje ndjehem ne faj me shume qe i kisha harruar.

Dua te falenderoj pa mase dhe u jap nje perqafim me gjithe zemer miqve dhe kolegeve te medias, qe gjate ketyre dy diteve u perfshine ne nje ndihme dhe solidaritet pafund! Falenderoj koleget e portaleve qe shkruajten aq shume per problemin tim, por edhe shume te tjereve te shperndare ne te gjithe boten!

U jam mirenjohes dhe nuk di a do te mundem t’ua shperblej ndonjehere! Nuk e kam ndjere vehten kurre keshtu, dhe pikerisht kurajoja dhe solidariteti juaj, me bene qe te mos jem vetem, te mos trembem, te mos dekurajohem para ketyre te papriturave te hidhura.

Ju jap te gjithe nje perqafim te sinqerte!

Faleminderit nga zemra!

Share: