Home KRYESORE ARTISTI, SHKENCËTARI DHE POLITIKANI

ARTISTI, SHKENCËTARI DHE POLITIKANI

Nga: Dr. Enriko Ceko

Artistët, sipas konceptit të sotëm të drejtpërdrejtë të fjalës, janë persona që angazhohen në veprimtari që lidhen me artin, praktikimin e arteve dhe demostrimin e arteve. Ata janë persona që ushtrojnë veprimtari me anë të të cilave ata shprehin vetvehten në publik, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre personale dhe kolektive, me anë të konceptimit, realizimit dhe shprehjes së punës së tyre me veprimtari të tilla si piktura, skulptura, të shkruarit, aktrimi, fotografia, muzika, etj, veprimtari, nëpërmjet të cilave ata krijojnë vlera estetike, kryesisht nën një displinë të rreptë.
Në librin e tij “Të jetosh me art”, Mark Getlein ka përcaktuar disa karakteristika, veprimtari, shërbime apo funksione të atyre që merren me art. Ata:

  1. Krijojnë vende imagjinare për qëllimet njerëzore
  2. Krijojnë versione të jashtëzakonshme të gjërave të zakonshme
  3. Memorizojnë dhe regjistrojnë
  4. I japin formë dhe përmbajtje të panjohurës
  5. I japin formë dhe përmbajtje ndjenjave
  6. Bëjnë të mundur që qytetarët të rishikojnë vizionin e tyre dhe i ndihmojnë ata që të shikojnë botën në këndvështrime të ndryshme dhe nga këndvështrime të ndryshme.
    Por, që të arrijnë të kuptohen nga qytetarët, artistëve u duhet kohë dhe financime, që shpesh nuk gjenden apo nuk është e mundur që të përputhen me njëra tjetrën.
    Shkencëtarët e ushtrojnë veprimtarinë e tyrë në kërkimin shkencor në fusha me interes për njerëzimin. Në kohët e lashta të tërë ata që merreshin me shkencë emërtoheshin filozofë, ndërsa në ditët tona koncepti modern për shkencëtarët është se ata janë individë që:
  7. Karierën e tyre e kanë lidhur me kërkimin shkencor në fusha të ndryshme si ekonomia, industritë, qeverisja, bujqësia, topografia, etj.
  8. Ushtrojnë kërkimin shkencor dhe eksperimentin.
  9. Ushtrojnë metodat e arsyetimit deduktiv dhe induktiv, etj.
  10. Përgjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, nxjerrin përfundime dhe japin rekomandime, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
    Shkencëtarët punojnë në mënyra të ndryshme, disa dëshërojnë të kuptojnë përse bota është ajo që ne shikojmë dhe si është ajo në të vërtetë apo se si duhet të ishte më e mirë ajo dhe në themel të kësaj pune qendron kurioziteti. Me anë të kërkimit shkencor dhe eksperimentit (dhe jo vetëm), ata testojnë hipoteza, interpretojnë të dhënat dhe ndërtojnë modele, duke parashikuar dhe rezultatet. Në përgjithësi shkencëtarët kërkojnë të shkojnë në kufi ose përtej kufirit të dukurive që na rrethojnë. Një nga problemet më të medha me të cilat përballen shkencëtarët është fakti se në përgjithësi shoqëria njerëzore kërkon mjaft kohë që t’i kuptojë ata. Për shembull, revolucioni shkencor që filloi në shekullin XVI, morri formën e tij të mirëfilltë vetëm ne shekullin XX, dhe kjo vetëm për shkak se duhet të zinin vend në shoqërinë njerëzore ndryshime të përshtatshme socioekonomike, që bënë që edhe të marrurit me shkencë të quhej profesion i mirëfilltë. Për shembull, celulari i parë është ndërtuar në vitin 1971 dhe ishte i madh sa një frigorifer, ndërsa sot pas rreth 50 vitesh celulari është shumë më shumë më i vogël dhe ka shumë më shumë funksione, shtuar këtu që parimi i funksionimit të celularit është zbuluar në vitin 1871 dhe njerëzimit i janë dashur rreth 100 vite për të aplikuar në praktikë këtë shpikje të madhe të njerëzimit dhe edhe 50 vite të tjera për t’a perfeksionuar atë.
    Politikanët, në kuptimin profesional të fjalës, janë persona aktivë në jetën politike dhe synojnë të jenë të angazhuar në nivele të larta të qeverisjes. Ata synojnë, mbështesin dhe krijojnë ligje ose politika për të qeverisur vendin dhe njerëzit. Pra, politikanët janë individë që shpesh organizohen në grupe për të patur fuqi politike në institucionet burokratike (thënë fjala burokratike në kuptimin pozitiv). Politikanët, si individualisht, ashtu dhe në grup, nëpërmjet kanaleve politike, ndërtojnë, orientojnë dhe venë në veprim aksionin politik, duke përdorur fuqinë politike, për të arritur qëllime të caktuara.
    Artistët, si individulaisht, ashtu edhe në grup, kurrë në historinë e njerëzimit nuk kanë mundur që të fitojnë ndonjë betejë kundër diktaturave.
    Shkencëtarët, si individuaisht, ashtu edhe në grup, kurrë në historinë e njerëzimit nuk kanë mundur që të fitojnë ndonjë betejë kundër diktaturave.
    Politikanët, si individualisht, ashtu edhe në grup, në disa raste, kanë mundur që të fitojnë beteja dhe luftëra kundër diktaturave, por këto fitore nuk kanë qenë afatgjata.
    Edhe kur artistët janë bashkuar me shkencëtarët, si individulaisht, ashtu edhe në grup, kurrë në historinë e njerëzimit nuk kanë mundur që të fitojnë ndonjë betejë kundër diktaturave.
    Kur artistët janë bashkuar me politikanët, si individualisht, ashtu edhe në grup, në disa raste, kanë mundur që të fitojnë beteja dhe luftëra kundër diktaturave, por këto fitore nuk kanë qenë afatgjata.
    Kur shkencëtarët janë bashkuar me politikanët, si individualisht, ashtu edhe në grup, në disa raste, kanë mundur që të fitojnë beteja dhe luftëra kundër diktaturave, por këto fitore nuk kanë qenë afatgjata.
  11. Por, kur artistët, janë bashkuar me shkencëtarët dhe me politikanët, në të gjitha rastet i kanë fituar betejat dhe luftërat kundër diktaturave, sado të rrezikshme dhe gjaksore të kenë qenë ato dhe këto fitore kanë qenë të mirëpranuara nga qytetarët, kanë qenë afatgjata dhe kanë qenë të qendrueshme. Por, këto lloj fitoresh janë arritur vetëm atëhere dhe vetëm atëhere kur interesat individuale dhe të përbashkëta të artistëve, shkencëtarëve dhe politikanëve kanë qenë në përuthje të plotë me interesat e qytetarëve, pa të cilët asgjë gjë nuk ndodh. Është populli dhe vetëm populli ai që ka të drejtën të zgjedhë se kë dhe kur do e mbështesë. Kë dhe kur do e ndjekë. Kë dhe kur do e votojë. Kë dhe kur do e lerë prapa. Kë dhe kur do e shtyjë dhe do e nxisë të ecë përpara.
    Unë ju ftoj të gjithë ju artistë, shkencëtarë dhe politikanë seriozë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, në mënyrë që të kemi një kohezion të gjerë, të gjithëpranuar e të mirëpranuar, në mënyrë që të arrijmë të përballemi me këtë diktaturë, më e egra dhe më e sofistikuara që ka parë ndonjëherë historia jonë.
Share: