Home KRYESORE Bulevardi i kryeqytetit të Shqipërisë, një histori dramatike që nga viti 1917

Bulevardi i kryeqytetit të Shqipërisë, një histori dramatike që nga viti 1917

Nga: Dr. Enriko Ceko

Bulevardi i kryeqytetit të Shqipërisë është relativisht i ri në krahasim me rrugët kryesore të qendrave të kryeqyteteve evropiane, por historia e tij ndoshta është një ndër historitë më dramatike, më të trishtueshme dhe më provokuese dhe emocionale njëkohësisht. Është e dramatike dhe e trishtueshme sepse kjo histori është e mbushur me ngjarje tëshumta rrënqethëse dhe është provokuese dhe emocionale sepse tënxit për të kërkuar edhe më shumë midis viteve dhe periudhave, për tëvërtetën në lidhje me të, e vërtetë e cila është e fshehur midis viteve, periudhave e kohrave të ndryshme historike, politike, ekonomike dhe sociale nëpërmjet të cilave ka kaluar Shqipëria dhe kjo mesa duket është bërë me qëllim, që ne sot të mos kemi njohuri për të kaluarën tonë, ciladoqoftë ajo e kaluar, e lavdishme,e dhimbshme, e trishtë, therrëse, por sidoqoftë shumë emocionuese dhe pothuajse irreale, duke qenë në fakt e vërtetë e pamohueshme. 

Dihat tashmë që Bulevardi i Tiranës është i lidhur me emrat e mëdhenj të urbanistikës, arkitekturës dhe inxhinerisë civile italiane, shqiptare dhe austriake të gjysmës së parë të shekullit XX dhe më tej. Emrat e Steimetz, Eshref Frashëri, Castellano, Weiss & Kohler, Armando Brasini, Gerardio Bosio, Florestano Di Fausto, Giulio Berté, Vittorio Ballio Morpurgo, Antonio Maraini, Odhise Paskali, Pietro Porcinai, Gjovalin Gjergji, Vëllezërit Sgaravati, etj kanë qenë dhe mbeten emra të mëdhenj të elitës akademike, artistike, urbanistike, arkitekturore, inxhinerike dhe agronomike të kohës në Itali, Shqipëri, Austri, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Libi, Amerikën Latine, Afrikë, etj. 

Vija e parë e bulevardit të kryeqytetit të Shqipërisë është hedhur nëletër nga inxhineri austriak Steinmetz në vitin 1917, i cili erdhi nëShqipëri në vitin 1916 së bashku me 1000 ushtarë austriakë në mes tëLuftës I Botërore. Ai ndërtoi, atje ku sot është Teatri i Kukullave, zyrat e Shtabit të Ushtrisë Austriake dhe Shtëpinë e Oficerëve të kësaj ushtrie, së bashku me mencën e ushtrisë. 

Tirana u shpall kryeqytet në vitin 1920 dhe planin rregullues të kryeqytetit, ku përfshihej edhe bulevardi i ravijëzuar nga Steinmetz, e morrën në dorë shqiptari Eshref Frashëri, italiani Castellano dhe austriakët Weiss & Kohler, që në vitin 1922 morrën nga Zogu I detyrën që të hidhnin në letër planin e plotë rregullues të qendrës sëTiranës, detyrë që e përfunduan rreth vitit 1925. Më tej, gjatë viteve 1927 – 1929, në kuadrin e një kredie të qeverisë italiane të asaj kohe, planin për bulevardin e rishikoi arkitekti italian Armando Brasini dhe pas tij, përgjatë periudhës 1929 – 1940, e rishikuan, përfunduan dhe zbatuan, së bashku me disa prej ndërtesave, që janë ende edhe sot, arkitektët italianë Gherardo Bosio, Florestino di Fausto, Giulio Berté, Vittorio Ballio Morpurgo, skulptori italian Antonio Maraini, skulptori shqiptar Odhise Paskali, inxhineri shqiptar Gjovalin Gjergji dhe agronomi italian Pietro Porciani dhe Vëllezërit Sgaravati, etj.   

Ishte Armando Brasini që i dha bulevardit stilin madhështor sipas linjës së rilindjes evropiane, në formën e një projekti madhështor. 

Ishte Gherardio Bosio që i dha bulevardit shkëlqimin evropian dhe ndërtesat me sens utilitar neoklasik, me një projekt për të cilin ishte i interesuar vetë Musolini, që ka thirrur në dy audienca speciale edhe Brasinin edhe Bosion për të raportuar në lidhje me ecurinë e projektit të Bulevardit të Tiranës.

Ishte Florestino Di Fausto që na dha një ansambël monumental neorilindas me vlera unikale në Evropë, një grup të veçantëndërtesash të dikasteree kryesore të Qeverisë Shqiptare, përreth Sheshit Skënderbej.

Ishte Giulio Berté, që na dha ndërtesat e futuriste të Tetarit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, ku filloi të zhvillonte veprimtarinë e vet edhe Organizata Rinore “Skënderbej” dhe Instituti i Studimeve Albanologjike.

Ishte Vittorio Ballio Morpurgo, që na dha ndërtesën e mrekullueshme të Bankës së Shqipërisë, e cilësuar në një konkurs të viteve 1970 si njëndër ndërtesat më të sigurta në botë. 

Ishte Pietro Porcinai që i dha gjelbërimin rrugës kryesore tëkryeqytetit së bashku me Vëllezërit Sgaravati. 

Pietro Porcinai ka qenë një ndër specialistët më të mirë të lulishtarisëitaliane dhe botësore të kohës, i diplomuar ne agronomi nëUniversitetin e Sapiencës dhe që gjelbërimin e rrugës kryesore tëkryeqytetit të Shqipërisë e morri si detyrën e tij të parë. Me këtë punëmadhështore, Pietro Porcinai ka hyrë në elitën botërore të arkitekturës së kopshtarisë. A ka realizuar projekte madhështore në Gjermani, Belgjikë, etj, por projekti për gjelbërimin e qendrës së Tiranës dhe bulevardit është puna e tij e parë me karakter ndërkombëtar. Ai ka lënë pas më shumë se 1000 punime në tërë botën, por të tëra këto fillojnë me Tiranën. Konkretisht, lulishtja përpara ministrive, kopshti dhe gjelbërimi në Pallatin Mbretëror (Pallati i Brigadave), etj janëmburrje për emrin e tij dhe për Tiranën. Edhe sot, zbatuesit e kopshteve dhe mjediseve të gjelbëra në shumë vende të botës i referohen përvojës dhe shkollës së gjelbërimit të Porcinait, i cili ka lënë pas humë botime profesionale në këtë fushë. 

Punën e Porcinait në Shqipëri e kanë mbështetur Vëllezërit Sgaravati, gjyshërit e të cilëve kishin themeluar përpara shumë vitesh një firmënë Itali për kopshtet dhe gjelbërimin. Ata janë prodhuesit e bimëve, shkurreve dhe drurëve që janë mbjellë në Tiranë në atë kohë. Edhe sot kjo firmë ekziston dhe është ndër më të suksesëshmet në botë në këtëfushë. 

Përgjatë bulevardit, por kryesisht në lulishten midis ministrive dhe nëmjediset e ish – Hotel Dajtit ka patur disa pemë shumë të veçanta, qëshkonin fare mirë me klimën e Tiranës. Këto kanë qenë pemë tësugjeruara për t’u mbjellë si fidanë në Tiranë nga Porcinai dhe që janëmbjellë nga Vëllezërit Sgaravati. Këto pemë në gjuhën teknike quhen “cedrus libani”, kedri libanez. Me këtë pemë është ndërtuar nga Solomoni edhe Tempulli i Jerusalemit, sipas legjendës që gjendet edhe në Bibël edhe në Kuran dhe gjithashtu edhe Jezu Krishti, sipas besimit kristian, apo Isaia, sipas besimit muhamedan, e ka quajtur këtë pemë simbol të drejtësisë. Tashmë mesa duket meqë në Tiranën zyrtare nuk ka asnjë njeri që mendon për drejtësinë, nuk ka vend edhe për pemën e drejtësisë. Këto pemë janë shkulur nga bulevardi dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar dhe përgjegjës për këtë janë dy kryetarët e bashkisë Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ura e vetme që gjendet në bulevard është dizenjuar në vitin 1932 dhe është ndërtuar në vitet 1934 – 1935 nga inxhineri shqiptar, akademiku Gjovalin Gjergji, i cili ka projektuar dhe zbatuar në atë kohë shumëprojekte, ndër të cilat përmendim urën me harqe mbi Lumin Mat. 

Për herë të parë bulevardi u emërtua Bulevardi Zogu I, dhe më pas u quajt “Viale del Impero” (Avenue of the Empire), më tej është quajtur “Bulevardi Musolini” dhe më tej u nda në dy pjesë, që u quajtën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” dhe “Bulevardi Stalin”. 

Më pas, në vitet e ndryshimit të regjimit, kemi “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” nga sheshi Skënderbej deri te Korpusi i Universitetit tëTiranës dhe Bulevardi Zogu I nga sheshi Skënderbej deri në ish – Stacionin e Trenit. 

I tërë bulevardi në variantin origjinal ka qenë në fillim i ideuar për njëdistancë rreth 4.100 metra, duke shfrytëzuar edhe një pjesë të zonës sëkodrave ku është Liqeni Artificial. Pra kishte një ngritje për të treguar madhështinë e kombit shqiptar. Më tej projekti është shkurtuar, në2.100 metra dhe më tej, duke ndarë bulevardin në dy pjesë, “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, që është i gjatë rreth 1.300 metranga Sheshi Nënë Tereza deri në Sheshin Skënderbej dhe pjesa tjetër nga Sheshi Skënderbej në fund të Bulevardid Zogu I, që është rreth 600 metra, pra në total rreth 1.900 metra. 

Përgjatë pjesës jugore të bulevardit janë edhe ndërtesat më të rëndësishme të administratës publike shqiptare. 

Ky bulevard, një ndër rrugët më të rëndësishme në vend, ështëshkatërruar disa herë. 

Shkatërrimi i parë i Bulevardit është ai i janarit të vitit 1945, kur regjimi i atëhershëm morri vendimin për të ndryshuar aksin e e bulevardit nga Sheshi Skënderbej te ish – Stacioni i Trenit, për t’a devijuar atë me pak më shumë se një metër në lindje, si për të treguar kursin që do merrte Shqipëria në periudhën e regjimit komunist. Edhe emërtimi i kësaj pjese të Bulevardit me emrin e diktatorit Stalin në atëperiudhë tregon më së miri kursin që do ndiqte Shqipëria zyrtare e asaj periudhe. Edhe sot kjo pjesë e bulevardit është më e ngushtë se pjesa nga Korpusi Qendror i Universitetit deri në Sheshin Skënderbej. Ky devijim është unik në botën e ndërtimit, arkitekturës dhe urbanistikës. Asnjë bulevard në ndonjë qytet të botës nuk e ka aksin tëdevijuar. 

Shkatërrimi i dytë i bulevardit, në vazhdimësi nga viti 1945 dhe nëvazhdim ka ardhur nga ndryshimi i arkitekturës së qendrës së Tiranës, krahasuar me prjokektin e Florstino di Fausto. Fausto kishte planifikuar që në qendër të Tiranës të kishte dhjetë ndërtesa, ku sëbashku me pesë ministritë, bashkinë dhe me ndërtesën e ish-komitetit të partisë, që u shkatërrua në vitet “80, të kishte edhe tre ndërtesa tëtjera si Policia e Shtetit, Posta Kombëtare dhe Parlamenti, që kishin tënjëjtin stil si ndërtesat e ministrive, dhe që do ishin pikërisht atje ku sot janë Muzeu Kombëtar, Tirana International dhe Pallati i Kulturës. Më tej përgjatë pjesës veriore të bulevardit do kishte ndërtesa të tjera qeveritare njësoj si ndërtesat e ministrive dhe në fund do ishte njëndërtesë identike si Korpusi Qendror i Universitetit, ku thuhet se Armando Brasini kishte planifikuar që të ishin zyrat e administratës sëlartë gjyqësore. Në fakt do ishte në nderin e qeverisjeve të Shqipërisëqë të ndiqnin projektin në fjalë, për të na dhënë ne shqiptarëve njëbulevard dinjitoz siç e ka sot Parisi, Berlini, Roma, etj. 

Shkatërrimi i tretë i bulevardit ka qenë në në nëntor të vitit 1974, për shkak se diktatori i asaj kohe, për të treguar forcën ushtarake, vendosi që të nxirrte në bulevard tankset T-72, të cilat shkatërruan pothuaje tëtëra pllakat e briketit me të cilat ishte mbuluar bulevardi. I tërëbulevardi u riparua dhe kjo gjë u bë mëse e zakokshme për çdo pesëvite, sa herë që kishte parade për ditën e çlirimit dhe ditën e 1 Majit, që ishte një gjë shumë e kushtueshme për ekonominë e vendit. 

Shkatërrimi i katërt i bulevardit është “rikonstruksioni” i tij në vitin 2005, përgjatë të cilit u betonua në gjatësi 1700 metro dhe gjerësi 31.5 m e tërë pjesa e bulevardit nga Korpusi Qendror i Universitetit deri nëSheshin Skënderbej. Mbi beton është vendosur një material që nëgjuhën teknike quhet shtrat i butë me rërë shtufi (rërë kuarcore), por ka të dhëna se është përdorur edhe rërë lumi e palarë, që ka edhe fraksione argjile. Në fakt kjo teknikë është e mirë për trotuaret dhe jo për rrugë makinash. Kjo sepse ka ndikim negative në rrëshqitjen e makinave dhe për shkak të materialeve me të cilat ështërikonstruktuar, sjell edhe çlirimin e materialeve helmuese si SiO2 (dioksid siliciumi), që është një ndër shkaktarët e sëmundjes sëpashërueshme të silokozës së mushkërive. 

Shkatërrimi i pestë i bulevardit është i vitit 2008, kur kryetari i bashkisë i asaj kohe, Edi Rama “rikonstruktoi” pjesën e bulevardit nga Sheshi Skënderbej deri te ish – Stacioni i Trenit, punim për tëcilin u shpenzuan rreth 8 milionë euro, për të cilin Rama deklaroi se kjo pjesë e bulevardit nuk ka nevojë për rikonstruksion edhe për tetëdhjetë vite të tjera, por kjo nuk ishte e mundur, pasi Erion Veliaj ja prishi planet me shkatërirmin e gjashtë të bulevardit të kryeqytetit.

Shkatërrimi i gjashtë i bulevardit të kryeqytetit është masakra aktualee Erion Veliajt mbi qendrën e kryeqytetit, që vazhdon ende, duke shkatërruar sheshin Skënderbej, lulishten midis ministrive dhe vetë bulevardin midis ministrive, edhe pse kjo pjesë e Tiranës është emërtuar Ansambël Monumental, me një VKM të vitit 2000. 

Dëmtime të tjera të përmasave më të vogla ky Bulevard ka patur edhe përgjatë protestave të ndryshme organizuar nga partitë politike gjatë 30 viteve të fundit në kryeqytet.  

Është ky bulevard që dikur ishte i mbushur me qytetarë që bënin xhiron e mbrëmjes dhe që tashmë është pothuajse bosh në mbrëmje. Është ky bulevard nga ku kanë nisur protestat kundër regjimeve diktatoriale dhe është ky bulevard që ka përcjellë diktatorët në botën tjetër. Është ky bulevard dhe të tëra ndërtesat e projektuara së bashku me të, përfshirë edhe kompleksin teatror, që janë ndërtuar nga duart e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët për një periudhërreth 20 vjeçare, në vitet 1920 – 1940, kanë kontribuuar së bashku me konstruktorët, inxhinerët, arkitektët, urbanistët austriakë, italianë dhe shqiptarë, që me aftësitë e tyre ndërtuese të na dhuronin këtë bulevard që kemi sot dhe këto ndërtesa unikale rreth tij që kemi edhe sot. 

Tashmë, mesa duket është bulevardit i ka ardhur koha të hakmerret për të tëra ato që diktatorët i kanë shkaktuar atij dhe mesa duket ështëpo ky bulevard që, së bashku me Teatrin Kombëtar, si pjesë e qendrës së kryeqytetit të Shqipërisë, me vlera unikale në nivel ndërkombëtar, do i tregojnë vendin që meriton edhe diktatorit të fundit dhe atij që i qendron fare pranë atij dhe që kujton se do jetë vazhdues i rrugës së diktatorit. 

Shënim: Falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuuar me shkrime të mëparshme dhe informacione të ndryshme për realizimin e këtij artikulli dhe i ftoj të tërë ata që kanë informacione të tjera, apo që duan të saktësojnë më tej këtë shkrim me informacione, të dhëna dhe ide të tjera.  

Share: