Home KRYESORE Thirrje grekëve në përvjetorin e Kacifas në Vularat, 16 shoqata të...

Thirrje grekëve në përvjetorin e Kacifas në Vularat, 16 shoqata të minoritarëve në prezencë

Thirrje në rrjetet sociale ka bërë Babis Karathanos një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia!, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikpamjet e tija nacionaliste. Ai ka bërë thierrje që në Vularatë të jetë prezentë çdo grekë dhe greke si dhe 16 shoqatat në përvjetorin e parë të Kostandinos Kacifas.

Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë! 

NJOFTIM

Ftesë shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë nëmemorialin vjetor të Kostandin Katsifas për nëVouliarats.

Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita qëvorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë ngaforcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëmpak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.

Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimishtjustifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!”

Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dheGreke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor tëKonstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasiusnë orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats kuprehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.

Deklarojmë prezentë.

Konstantinos Katsifas i pavdekshëm1. Shoqata Vorioepiriotëve2. Shoqata “Agios Athanasios”3. Rinia e Vorioepiriotëve4. Bashkimi i Himariotëve5. Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit6. Rinia e Komunës së Finikion7. Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut8. Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas9. Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë “O PYROS”10. Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos11. Shoqata e Vorioepirit Bolos12. Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit13. Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit14. Shoqata e Artistëve Vorio-Epir “EKAVI”15. Vëllazëria Alikioton16. Shoqata Mbarëkombëtare e Epirit Verior/ShpetimZinxhiria

Share: