Home Gjeo-Ekonomia “Shengeni Ballkanik”/Vuçiç:Vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë

“Shengeni Ballkanik”/Vuçiç:Vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë

Sot në Ohër u zhvillua takimi mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.

Pas përfundimit të takimit, tre liderët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. I pari që mori fjalën ishte, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ai u shpreh se plani i projektuar prej tij, Vuçiç dhe Rama, parashikojn lëvizjen e qytetarëve të tre vendeve të lëvizin vetëm me e kartë ID.

Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni,”-tha Zaev.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se vendimet e  marrë sot , janë shumë të rëndësishme për Serbinë dhe rajonin.

Ai tha se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milion dollarë, Vuçiç theksoi se falë këtij pakti qytetarët shqiptar dhe ata serb do të mund të hyjnë në shtetet respektive vetëm me letërnjoftime.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë. Mund t’ju them se 260 milion euro do të jetë kursimi nga kjo marrëveshje. Shpresojmë që në të ardhmen të behën pjesë edhe disa vende të tjera. Do shikohet sa e rëndësishme do të jetë për një prodhues nga Jugu apo Veriu që t’i eksportojë ato. Për më pak se një vit e gjysme do të mundës të shihni rritjen e investimeve në përqindje për të tre vendet. Do të kemi mundësi që të hyjmë në Shqipëri dhe shqiptarët do të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime. Në Beograd keni leje gjithashtu nëse fluturoni në Tiranë, nuk do ju pyes njeri se ku do të shkoni. Nuk i maltratojmë qytetaret që vijnë, sepse duam të rrisim numrin e të huajave që do vijnë në vendet tona”, tha Vuçiç.

Dokumenti i firmosur në Ohër nga Rama-Zaev dhe Vuçiç

Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:
1.Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.

  1. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.
  2. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
  3. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.
  4. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.
  5. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.
  6. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.
  7. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).
  8. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon.

Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se  Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj.

Kryeministri Rama mbërrit ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ku u prit atje nga homologu i tij Zoran Zaev. Po ashtu ai u takua dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i parë për “Shengenin e Ballkanit” u zhvillua në Serbi, pak ditë para se Këshilli i Europës të shprehte qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al

Share: