Home KRYESORE Njerëzit, kafshët në analizë…

Njerëzit, kafshët në analizë…

Nga Gladiola Busulla

E quajmë kafshë.
Por një qen mund të vdesë
Nga dhembja për humbjen
e të zotit të tij.
I quajmë njerëz.
Por mund të përqafohen shtazërisht.
Pa u drithëruar,
nën tinguj emocionesh,
pa gjerbur një gllënjkë dashuri.
I quajmë naivë, të papjekur, fëmijë
Por ëndrrat e tyre
Botën përndezin
Me kuptim e mrekulli.
I quajmë klithma rrëqethëse.
Por janë zemrat që
gjer në qiell ngrihen peshë
Nga gënjeshtrat e padrejtësitë.
I quajmë burra,
Por janë thjesht
qenie të zbrazëta
Që nuk njohin as fjalë, as besë.
I quajmë shenjtorë.
Por perëndia brenda tyre,
çdo ditë…
meket, shuhet e vdes.

Share: