Home KRYESORE Pretenca për Salianjin, Basha: Askush nuk do arrijë t’i mbyllë gojën PD-së

Pretenca për Salianjin, Basha: Askush nuk do arrijë t’i mbyllë gojën PD-së

Ditën e sotme prokurorët e dosjes se njohur ndryshe si “Babalja” kanë kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që konvertohet me 3 vjet shërbim prove për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ai akuzohet për kallëzim të rremë, i kryer në bashkëpunim.

Kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale ku shprehet se pas 30 vitesh nga rrëzimi i diktaturës, Edi Rama po rikthen gjyqet politike kundër opozitës.

Sipas tij askush nuk mund të bëj anëtarët e PD-së të heshtin.

“Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur,”-thekson Basha.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur./Opinion.al/

Share: