Home KRYESORE “Sigurimi i Detyrueshem i Banesave..!” Mashtrim i Madh!

“Sigurimi i Detyrueshem i Banesave..!” Mashtrim i Madh!

Propogandë Qeveritare për Pasurimin e Oligarkëve në Fushën e Sigurimeve.

Nga Shemsi Prenci

Deklarata e Kryeministrit në takimin e “Komitetit për Rindërtim dhe në takimet me qytetarët e dëmtuar nga termeti se: “ kjo do jetë hera e fundit që shteti do pergjigjet për dëmet nga fatkeqësitë”, prandaj secili të sigurijë banesat pranë Shoqërive të Sigurimeve, nuk është pritur mirë nga qytetarët, por ka zgjuar orekset e Kompanive të Sigurimeve për tu pasuruar.

Me sa duket, Kryeministri nuk është konsultuar me ekspertë të fushës ose ka hedhur në treg budallallëkun e radhës me qëllim :

  • tërheqjen e vëmendjes nga keq menaxhimi i situates së pas-tërmetit.
  • shpërndarja e pergjegjësisë te mos sigurimi i banesave nga qytetarët.

Jo Z Kryeminister gaboheni se :
Kushtetuta dhe ligjet e shtetit Shipëtar njohin shtetin dhe qeverinë për garantimin e jetes normale dhe mbrojtjen e kurimin nga “kërcënomet” e natyrës dhe fatkeqësitë që sjell ajo.

Por shfaqia publike në media e krerëve të Shoqërive të Sigurimeve, duke “ mbushur mendjen” opinionit publik se sa e domosdoshme dhe detyruese është sigurimi i banesave, tregon qëllimet e mbrapshta qeveri-biznes në raport me sigurimet dhe përfitimet e milionave në këtë proces.

Kjo tentativë është bërë dhe në vitin 2016, me diskutime në tryezë te Banka Boterore, por Unë me cilësinë e Drejtorit Pergjithshëm të Emergjencave Civile dhe i mbështetur nga një grup ekspertesh e kemi kundershtuar një ligj të tillë ”gjobvënës” pa fryt dhe jo të suksesshëm për kushtet e Shqiperisë.

Shqiperia është një nga vendet me risk të lartë në botë dhe vendi me riskun më të lartë në Evropë në lidhje me fatkeqësitë e natyrës.
Një gjë e tillë është shprehur dhe në Raportin e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 e në vazhdim. Po kështu është shprehur dhe në Raportin e Komandes Amerikane për Evropen në vitin 2014 se Shqiperia nuk disponon kapacitete reaguese në lidhje me kercenueshmerinë nga natyra.

Gjithashtu ne të gjithë e dimë se gjatë viteve të tranzicionit janë ndertuar mbi 384 mijë ndertime informale pa projekte dhe leje dhe për rrjedhojë është krijuar një katrahurë ndertimi.

Në Shqiperi si në asnjë vend të botes janë shfrytëzuar barbarishtë lumenjt për grabitjen e inerteve e po keshtu dhe guroret dhe centralet.

Të gjitha këto përbëjnë një rrezik të shtuar në lidhje me kërcënueshmerin e natyrës pasi papergjegjshmëria e strukturave shtetërore për çdo ditë ka ekspozuar rrezikshëm token në lidhje me fatkeqësitë duke shtuar riskun dhe jo duke e zvogeluar atë.

Në këto kushte pothuajse një masë e madhe e shtëpive të pa legalizuara, të ekspazuara nga rreziku asnjë Kompani Sigurimesh, nuk merr për siper sigurimin e banesave , por vetem propogandon të përfitoje klentielen e parrezikuar se aty eshtë dhe norma më e lartë e fitimit.

Në lidhje me parandalimin e pasojave , asnjë Shoqeri Sigurimesh nuk investon në vendet me risk të lartë me qëllim zvoglimin e riskut dhe parandalimin e pasojave.

Në këto kushte Qeveria Shqipëtare prandaj e ka parashikuar në Ligjin “Për Mbrojtjen Civile” dhe në aktet nënligjore se: qeveria është e detyruar për kompesimin e plotë ose të pjesshëm sipas rastit për pasojat e fatkeqësive të natyrës.

Prandaj Qeveria dhe Qeveritë duhet të hartojnë Strategjinë e Mbrojtjes Civile të Shqiperisë, të planifikojnë çdo vitë investime në zona me risk të lartë, të arrihen standartet e sigurisë dhe pastaj pas 20-30 vite kur ta kenë kuruar Shqiperinë nga plagët që i kanë shkaktuar, mundet të nxjerrin ligj për sigurim te detyrueshem të banesave.

Gjithsesi ka një zgjidhje më sociale dhe më shpresëdhënëse të cilen e kemi propozuar te Banka Boterore, por që kerkon vendimarrje politike dhe seriozitet për ta sheruar ktë plagë.

Le të shpresojmë në kthjellimin dhe ndergjegjësimin e qeverive Për Mbrojtjen Civile të Republikës së Shqipërisë dhe të mos e kalojnë te çështjet e ndryshme, por ta rendisin si çështje jetike.
Faleminderit

Share: