Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Këtu poetet e vërtete i flakin. Sot poetet Kobure te shefit i...

Këtu poetet e vërtete i flakin. Sot poetet Kobure te shefit i bejne “Yje kinemaje”

Nga Agim Xhafka

E quajnë poet të madh, e citojnë dendur, merr çmime çdo vit, mburren njerëzit me të, por mua më kap inati kur e shoh. Një inat i madh. Se më kujtohet Bedriu, familja me katër vajza dhe Leta, gruaja e tij dhe zysha ime.

Ky poeti,që bën selfie me plot ministra sot, ka punuar në gazetë dikur. Dhe një ditë e bëri leckë Bedriun në një shkrim. Se ishte porosi e shefit, qëlloje fort, bjeri. Ndaj e quajti dembel, hileqar dhe në fund, sabotator.

Ky poeti nuk e njihte fare Bedriun, shkroi nga zyra për të, pa e takuar fare. Tamam kobure e shefit.

Sa doli shkrimi mbërriti policia te pallati.Edhe një makinë e zezë. Morën Bedriun,Letën,katër vajzat,krevatë e dollapë dhe i internuan andej nga malet e Munellës. Bedriu nisi punë minator, Leta pastronte mineralin, vajzave në shkollë nuk u fliste as mësuesja. Pas ca vitesh vdiq Bedriu,i plasi zemra. Leta u plak brenda ditës. Vajzat shpëtuan, shyqyr që ishin katër, qanin hallet mes tyre.

Tani jetojnë në Gjermani. Vijnë në atdhe te varri i babait. Askush nuk u tha,na falni. As ky poeti.

Shoh në fb selfie të plot njerëzve me koburen e gazetës. Bëhem gati të bërtas, ky njeri është vrasës. Por mendoj se nuk do më besojnë. Është i çmendur,do thonë. Po na shan vargëtorin. A vrasin poetët?!

Share: