Home I pakategorizuar Entela Binjaku, çfarë konsumi kulturor kanë, kemi?

Entela Binjaku, çfarë konsumi kulturor kanë, kemi?

Niveli i përgjithshëm i edukimit tek të rinjtë tanë është aq i ulët sa mjaft të shohësh si shkruajnë, si shprehen, cfarë informacioni kanë, çfarë konsumi kulturor kanë? Pasoja e të gjithë kësaj do të jetë shoqëria e nesërme, ku nëpër pozicionet kyce të shoqërisë do të kemi disa 30 vjecarë që kur ishin 20 vjec: – shkollën e shtynin në kafe, – provimet i merrnin duke vjedhur tek tjetri, – njihnin vetëm motrën e Nora Istrefit, – nuk kishin qenë ndonjëherë në opera, – nuk kishin parë ndonjëherë ndonjë pjesë teatri, -nuk kishin dëgjuar ndonjëherë si këndohet “për së gjalli”, -nuk kishin parë ndonjëherë ndonjë ndeshje si njerëzit në stadium, -nuk kishin lexuar ndonjëherë ndonjë roman a ndonjë novelë nga klasikët, – – nuk thoshin “sipërmarrje” por “sipermarrie”, – që i mbyllnin fjalitë më një “gjithësesi”…e ishin në rregull, etj.etj. Pasojat këto do të jenë, po shkaqet?P.S. nga ky përshkrim natyrisht përjashtohen ata që nuk e gjejnë veten të përfshirë.

Share: