Home KRYESORE Aforizma për lavazh truri…

Aforizma për lavazh truri…

Nga Luan Kurti

Qasuni në përqasje! Hyrja e lirë. Lajme taze nga lajmëtar taze. Që të mos flisni me vete siç u ështe bërë zakon! Atëherë po ju përshëndesim me fjalën e bukur shqipe “Welcome” Matjani që kërkon dorën e Bleonës nuk ndalet! Duke gjykuar se refuzimi i saj është “sa për sy e faqe” ai vendos edhe kushte për martesën. I bindur se këngëtarja “e famshme” e ka vendin në Burrel dhe kërkund tjetër.. Disa mjekë formulën e betimit të Hipokratit e kanë zëvendësuar me atë të Hipokritit. Sipas saj jeta e mjekut duhet ruajtur si sytë e ballit, pasi mjekë të shëndoshë, pacient elegant. Lëvizja Vetëvendosje ka gjuajtur sërish me vezë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Gojët e liga thonë se Vetëvendosja është paguar nga një kompleks pularie, për t’i bërë reklamën e vezëve!
Share: