Nga Perparim Kabo
Çfarë i bën ditët tona të neveritëshme, pa jetë dhe larg enthuziazmit, si ditë të vobegta që na bujtin tek dera dhe nuk i përzëm dot por as edhe ngasje të gëzojmë me to nuk kemi…Mendoj se demotivimi. Njerëzit në masë janë të deprimuar dhe nuk kanë motive për të bërë ndryshe…Thjesht duan të kopsisin edhe një ditë nga bara e jetës. Kjo patologji e ka mbërthyer shoqërinë tonë sepse nga mëngjesi në mbrëmje njeriu i ngratë është nën peshën e pasigurisë, se ai apo ajo që do të bashkojë si ideal moralin familjar më rezultatet reale në shkollë apo në punë, kurdoherë gjendet i pafatë, i pakonsideruar, tek e fundit i rezikuar.
Shoqëria po plas nga zgjerimi demografik i mediokritetit…kërkund nuk lexohet, gazeta që qarkullojnë llafe kafenesh…politikanë që vishen dhe zgërdhihen si karagjoza, një e folur e përditëshme po me ato fjalë…shaka banale që as për të qeshur nuk të bëjnë dhe as për të qarë…të lënë ngërdheshur….histori pa fund turpi që vetëm vlerë morale nuk ka më…sepse turpi jo thjeshtë është ngrënë me bukë por se është edhe turp informal që legalizohet si legalizohen ndërtimet pa leje…Ditët tona fal zotit kanë dritë dielli sepse dritë tjetër nuk ka në to…Korsia shtetërore ecën me drita të gjatë dhe nuk po lë këkrkënd të shohi dhe të orjentohet…
Të prishësh humorin e një populli, dëshirën për të qenë i gëzuar, ta shpiesh deri në atë zgrip që njerëzit e dinë se në çdo moment kur ti shtet dhe shtetar që hap gojën gënjen…kjo është katastrofike…500 vjetë pushtim Osman, gjysmë mijëvjeçari orientalziëm nuk është e lehtë dhe shpejtë që të zhbëhet…sistemet totalitare si mbretëria dhe komunizmi u munduan ta zbythnin, i pari me orjentim europian por me komandim orjental dhe i dyti me orjetim orjental por me masivizëm ideologjik…
Mbretëria dhe Komunizmi krijuan shtresa të holla të arkilogjisë së ligjit dhe rregullit…porse me të ardhur vitet e tranzicionit liria u vra nga anarkia, prona u zëvëndësua nga vjedhja, ligji nga autoriteti, dhe demokracia nga populizmi që aktualisht duket më shumë si një fashistizim social…Ditët e neveritëshme në vendin që e duam…së paku ç’kemi brenda vetes nuk na e vjedhin dot….! Shqipëri jemi shumë që të duam edhe kështu si të kanë katandisur, nuk të braktisim se duan pashallarët e rinjë me llak në leshtë e kokës, me syze, me benxa dhe me zgjuarësinë e gomarit në mëndje…!
PK 6 tetor 2015