Nga Klodian Tomorri
1-Doing Business
Doing Business eshte nje raport i mbivleresuar. Vjet Shqiperia u ngjit 40 vende ne klimen e biznesit. Sivjet ra 35 vende. Une nuk besoj asnjeren nga te dyja. Jo se raporti eshte i rreme. Por ai raport ka nje defekt te madh, mat ate qe shkruhet ne leter dhe jo cfare ndodh ne terren. Per ata qe jane skeptike ja nje shembull. Maqedonia sipas raportit eshte vendi i 12 ne bote me klimen me te mire te biznesit. Ne bote!!!! Ka njeri qe e beson kete???? Ka nje tjeter raport qe eshte me i miri per kete pune Global Competitiveness Report.
2-Opozita dhe presumptive taxation
Une jam fans i taksave te uleta. Dhe mendoj se propozimi i opozites per taksimin e biznesit te vogel (ngritja e kufirit deri ne 12 milione leke dhe taksimi i njehsuar me tavan vjetor 60 mije leke) eshte nje zgjidhje shume e mire. Ne terma teknik ky quhet presumptive taxation. Avantazhi kryesor eshte lehtesimi i biznesit nga kostot burokratike, qe sot po e derrmojne si mbajtja e librave, kasat etj etj. Por nje tjeter avantazh eshte lehtesimi nga terrori fiskal. Kjo eshte e mira. Por ka dhe lajthitje. Lajthitja eshte carja e tvsh-se. Do ulim tvsh per energjine me 19 per qind per individet dhe dhe 15 per qind per biznesin jane lajthitje me karakter thellesisht te majte.
3-Zona e Lire ne Spitalle
Zonat e lira nuk jane shkopi magjik qe rregullon ekonomine. Eshte e vertete qe kur ndertohen ato tentojne te perqendrojne brenda tyre shume aktivitet ekonomik. Por nje pjese e tij mund te jete thjesht transferim nga ambientet perreth. Pra ne vend te hapjes se bizneseve te reja dhe vendeve te reja te punes, ato mundet qe thjesht te transferojne biznese dhe vende pune nga qytetet perreth brenda zones. Ne kete prizem suksesi eshte qe zona te shnderrohet ne nje vater tenkologjike. nese nuk arrihet kjo, atehere efekti i vetem i zones eshte shmangia e taksave.
Thene kete une jam skeptik.
Po kerkoja emrat e dy kompanive te konsorciumit kinez qe sot ofroi 1.5 miliarde dollare investime per zonen neper internet. Eshte e veshtire te gjesh gje per to. Dhe nga eksperienca keto investimet me miliarda dollare qe pas tyre kane kompani te cilat nuk kane as faqe interneti jane shashka. Nga Vetro Energy tek zvicerianet qe do ndertonin parkun ne Fier. I vetmi investim me miliarde dollare i realizuar ne Shqiperi quhet Devoll, por pas tij ka nje emer Statkraft.
Kjo ishte per sot. Ah dhe nje gje. Treguesit e ekonomise vazhdojne te perkeqesohen. Eksportet rane serish ne shtator.