Home KRYESORE E gjitha, një ishull ëndrrash…

E gjitha, një ishull ëndrrash…

Nga Alban Bala

Nuk i mbyll dot me sytë!
Ne agim vjen buzëqeshja jote e me zgjon,
Me buzët e hapura, me fjalët e shiut,
Me fryme.
Zgjimi im është veç një mënyre
Sesi ti shikon fytyrën time.
Pasqyre e një ëndrre te vone
Qe sheh veten ne një pasqyre sysh.

Ti vjen si puhia mbi det:
Shkëlqim yjesh qe ngjethen poshtë vetes,
I embel është kuptimi i formave te tua prej peme
Nje parajse ku prekjet janë prej drite dhe zëri,
Fruta hyjnore qe puthin retë,
Dallge te përjetshme detesh qe nuk kane lindur ende.

Do te vije agullima me dritën mes kreshtash
Me avuj te brishte kalamendur mes gjethesh
Por ti je aty, një qeshje e ndezur
Mbi fytyrën si një ishull qe ikën e vjen.

E gjitha, një ishull ëndrrash…

Share: