Home KRYESORE Sikur-i i Flutra Ackes për shqiptaret…!

Sikur-i i Flutra Ackes për shqiptaret…!

Ah sikur te kishim kaq zell për te kërkuar ku kane firuar 600 milion eurot e Chez, kush është fajtori për 27 te vdekurit ne Gërdec, kush e vodhi thesarin dhe floririn, ku shkuan paratë e Bankës Shqiptare te vjedhura me kamionë dhe perse Tirana nuk ka rruge dytësore ne mënyre qe te mos paralizohet vendi edhe ne ngjarje si kjo e kombëtares, qe nxjerr ne drite me shume se kurrë orgazmën tone false kombëtare? Ne trafik unë harxhova 2000 leke benzine, sa mijëra makina sa miliona leke harxhuan, sa shkolla u braktisen, sa zyra u mbyllen, sa qytetare humben ore e ore duke u vërtitur pa mbaruar pune, dhe sa dhjetëra familje te përmbytura u braktisen sot nga ethja e festes. A mundet një ekonomist te kalkuloje sa milionë euro ka humbur ky komb sot ne këmbim te festes? As vete lojtaret e kombëtares nuk do te ndiheshin mire sikur ta dinin këtë shifër… qe për një komb te varfër është shume…

Share: