Nga Abedin Zymberi
Si herave tjera edhe sivjet tradicionalisht po fillon festivali i gënjeshtrave (rrenave). Ky festival po fillon prejt tash dhe do të përfundoj në muajin e rrenave në prill. Në këtë festival pritet të marrin pjesë më shumë Parti Politike, festivali do të zgjasë më shumë se herëve tjera dhe do të marrin pjesë më shumë parti. Deri tash fituese e këtij festivali ka qene BDI, të cilës i ka shku pas edhe PDSH-ja. Këtë vit kane më shume kohe për të fabrikuar gënjeshtra të reja dhe të forta edhe pse populli është ngopur por si duket është bëre imun dhe s’po mund me jetu pa gënjeshtra. Krejt kjo mvaret se kush do ti gatuaj më mirë. Ky festival i rrenave pritet të përfundoj më 24 prill 2016 kështu që keni kohe akoma të pregaditni rrena të forta se konkurrenca asht shume e madhe. Si duket edhe kësaj here do gënjehet me të njëjtat CD sepse ska LIVE më. Sikur ta din populli se si do të përfundon ku festival i gënjeshtrave ashtu si e di unë, do të më bashkëngjitet që TA BOJKOTOJMË këtë festival të rrenave. Deri atëher kur Gënjeshtarët të ikin e të fillon çdo gjë nga populli. Unë që nga sot e tutje do të punoj që tua çeli sytë këtij populli të shume vuajtur që mos ta han gënjeshtrën në vend të bukës. BOJKOTO.