Home KRYESORE Fullanin ua kemi falur, por hajdutët e urës jo!

Fullanin ua kemi falur, por hajdutët e urës jo!

Nga Mentor Kikia

Kjo që shihni në këto foto është urë. Ose më saktë duhej të ishte urë. Ajo është pjesë e rrugës që lidh 5 fshatra të ish komunës Papër në Elbasan. Banorët ishin shumë të etur për këtë rrugë dhe vendosën ta dhurojnë tokën ku ajo do të kalonte. Qeveria nuk pagoi asnjë lek për kompensime. Por nuk qe e thënë që rrugë ta bëhej rrugë. Ajo ecën disa kilometra përgjatë një përoi agresiv, me zhavorrin e të cilit janë shtruar 50 kilometraautostradë, ndërsa kësaj rruge i hodhën vetëm 4 gisht zhavorr. Tashmë pas 5 vjetësh nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. Ndërsa ura…, ëhë ura…
Një palofirmë që ndërtoi rrugën dhe urën, hapi një themel jo më shumë se 50-60 cm. Banorët i paralajmëruan duke thënë se ajo që po ndërtohet është urë dhe jo kasolle dhe se përroi është i rrmëbyer. Por “veterinero-inxhineri” i firmës tha se këtu ska ujë. Në fakt atekohe ishte verë dhe përroi ishte i thatë. Disa vite me reshje modeste nuk i bënë gjë urës, ndërsa sprovën e parë me ujin e rrëmbyer, nuk e kaloi. Uji ia nxori fundin, pasi themeli modest i urës po aq modeste, nuk rezistoi.

Tani ura u shemb duke izoluar nja 5 fshatra që përmes saj udhëtonin për punë, shkolla dhe arsye të tjera. Po ata që ndërtuan urën dhe rrugen nuk duhen hetuar? Po ata(ish drejtuesit e komunës) që e morën punën në dorëzim, nuk duhet të hetohen?
Ja këtu duhet të ndërhyjë shteti. Fullanin mund ta nxirrni pa faj, por këta hajdutët që vodhën zhavorrin e rrugës dhe betonin e urës jo.

Share: