Home KRYESORE Juve paskeni qejf vete qe t’ia u beje Rama siç po ja...

Juve paskeni qejf vete qe t’ia u beje Rama siç po ja u bën…

Nga Dritan Hila

Kush ishte ne merak se mos PS mbetej vetëm ne vizionin laburist te deputetit te Librazhdit, mund te bjere ne qetësi. Bashkim Fino, një nder deputetet me te kulturuar dhe elokuent i kampit te majte, është shprehur se kryetari Ps mund te rrije ne krye te partisë nëse fiton zgjedhjet e pergjithshme, ndaj nuk ka nevoje te votohet si kryetar.

Trashëgimtari kulturor i Gjirokastrës, dhe ai politik i Fan Nolit, Ndre Mjedes, Luigj Gurakuqit, Avni Rustemit, nuk e ka prekur problemin se si mund te vazhdosh mandatin partiak kur te varfrit bëhen me te varfër dhe te pasurit me te pasur, kur gëzohesh qe nuk ke sindikata dhe po bën tre vjet qe nuk rrit as pensione as paga.

Ideologu te majtës nuk shpjegoi se kryeministri e fiton mandatin nga partia jo nga populli i cili ka votuar partine dhe jo Ramen; se teorikisht nëse kryesia shikon se KM nuk zbaton programin, e heq dhe e zëvendëson me një tjetër; se ne sistemin tone kryetari i partisë dhe KM, nuk kane lidhje; etj etj., ndaj ka prevalence votimi si kryetar partie dhe jo si KM, pasi populli voton partine dhe kjo zgjedh KM.

Ah, po juve nuk ja u ka fajin Rama. Juve paskeni qejf vete qe t’ia u beje Rama siç po ja u bën.

Share: