Home KRYESORE Kush po e “vret”UÇK-në ?!

Kush po e “vret”UÇK-në ?!

Nga Abedin Zymberi, Ish Komandant i UCK ne Maqedoni

Kush po e “vret”UÇK-në ?! Sa them ka njëherë të mos shkruaj dhe mos të reagojë për ngjarjet që po ndodhin, por asesi të qetësohem sepse kur shoh së çdo dite ka një shok i imi i luftës ose vritet ose burgoset ose shpërngulet mua nuk më qetësohet shpirti.

Sa me krenari e me lot gëzimi e nisëm luftën për tu çliruar nga sistemet dhe pushtetet okupuese, sa të lidhur fuqishëm e sa të bashkuar ishim njëri me tjetrin. Kurre nuk e kisha menduar se pas luftës kur do të çlirohemi nga armiku do të na okupoje miku. Ata që më së shumti luftuan, ata që më së shumti dhanë për luftën, sot ose vriten ose burgosen ose shpërngulen.

Si asht e mundur të ndjehen aq rehat pushtetarët shqiptarë pas gjithë kësaj që po ndodhë!? Pyes Aliun bashke me shokët e tij në qeveri, kush ua solli juve lirinë që të jeni në pushtet dhe të mos ju interesoje aspak qe shokët e tu që nuk kursyen as jetën as pasurinë që ju të përfaqësoni politikisht këtë popull, çka bëtë ju për ta? Kë përfaqësoni ju?

Çdo dite po nëpërkëmbet familja shqiptare! Të gjithë këto që dje u arrestuan kane mundur ti arrestojnë vetëm me një ftesë, pa i shqetësuar dhe trishtuar familjet dhe banorët e kësaj ane. Jam i sigurt se zëvendës ministri as që është i informuar se çka po ndodhë. Kjo që po ndodh sot nuk ka ndodhur as në kohen e Krajlit, as në kohen e komunizmit e te Rankoviçit! Kjo po ndodh sot pas një lufte çlirimtare!

JU NA SOLLËT ROBËRINË na e shkatërruat idealin për liri, na e degjeneruat rininë, na e shkatërruat arsimin! Na shpërngulët aq shume, sa çdo vit mbyllet ka një klase paralele në çdo shkollë. Për çka luftuam, për çka shkatërruam pasuri e familje? Ju na varfëruat dhe na nënçmuat aq  shumë, sa që na vjen turp të i themi vetes çlirimtarë.
A. Zymberi

Share: