Nga Ajla Hajdari
Më trembi macja mbi çati,
më drodhi zemrën në çast,
lëvizi bishtin disa herë
dhe ktheu kokën ngadalë.
U ngjit në mur e pandehur
sikur nuk e pa njeri,
u ul më dha një të buzëqeshur
sikur më njohu për çudi?!
Në të majtë lëshoi krahun
mbi te një lule i pashë
kur lulja u tund dhe ra mbi mua
diçka shkruante me laps…
Hodhi sytë e sajë të gjelbërt
më shikoi me ngulim
e në lule seç më shkroi
më bën vend mbi çati.
Mos u bë sikur nuk më njohe,
ti je engjulli im,
ti gjithë jetën më dhurove
dhe pushove në krahërorin tim.