Home KRYESORE Na ishte një herë Vlora…!

Na ishte një herë Vlora…!

Nga Arben Abazaj

U tha llumi mbeti pluhuri! Ky është edhe me i keqi! Po te besh një shëtitje nga Kali I Trojës tek sheshi i Skelës, (pedonalja), te duket se je futur ne një mjegull pluhuri qe te mbyt, te vesh qiellzën e gojës e te bën te p… here pas here një përzierje llumi qe nuk i dihet me se cfare është po te kesh parasysh edhe sistemin e ujerave te zeza ne këtë qytet!

Kësaj gjendje tragjike i bejne sfond edhe palmat e thara dhe fytyrat e vobekta te qytetareve! Por nuk mbaron këtu, vazhdon me rrobat qe kur dola nga shtëpia i kisha te zeza, u ktheva me rroba gri ne kafe! Ky qytet përfundimisht është dorëzuar! Eshte shkatërruar e mallkimet e tij mos i’u ndafshin brez pas brez horrave qe e vodhën e grabiten e nuk i bene asnjë pune te hajrit për mirëmbajtjen e tij!


Pak kush mund te besoje se ende këtu jetojnë njerëz! Këtu jetojnë ca qenie te gjalla ne lufte për mbijetese qe nuk e kane arritur ende stadin Njeri! Na ishte një here Vlora…!

Share: