Nga Besian Pesha
Keta janë përfundimisht te papare! Na thonë se harxhojnë ne dite rreth 11.000 leke te reja ne dite për çdo makine te çdo ministri. E keni te ai portali i qeverise. Kete na e shesin si një fakt normal shifrën prej 636.000 euro ne vit për 22 makinat e ministrave! Dhe na thonë pastaj qe kane gjetur një forme për ta zgjidhur këtë problem, duke e ulur shifrën ne 8700 leke ne dite për makine, leke te cilat duhet ti marre një shok i Rames se ashtu e ka një hall…Â Tani, 11.000 leke ne dite mirëmbajtje është vjedhje dhe e dimë te gjithë. Vetëm se kjo si vjedhje te paktën shkon ne disa xhepa, merr ca shoferi, ca xheneriku qe sajon faturat, cik shefi i shërbimeve mbështeteshe, cik financa e, sigurisht pjesën e luanit shefi i madh. Keta pastaj hane qofte, blejnë tollumba, qethen dhe pine ndonjë birre. Pra qarkullon paraja me pak fjale. Me këtë variantin e ri, leket vene shefi i madh-shefi i madh-banke jashtë shtetit. Si çdo gjë tjetër ne ketë vend se fundmi. Korrupsioni rritet, por paraja nuk qarkullon. E ka krize. Prandaj me mire ta lenë siç është. Se nuk behet me fjale për te luftuar korrupsionin, e qamë atë histori, tani behet fjale për te mbrojtur modelin e duhur te tij…