Avokati i njohur e se drejtës penale Saimir Visha duke ju referuar ligjit te pa drejte ne fushën e drogave thotë se ky ligj ndëshkon njësoj me Burg për 5 gr hashash.. Burg për 1 kg heroin… Burg për 100 kg… Burg kush mbjell apo kultivon 5 rrënje Canabis Sativa… Burg kush trafikon 1 tone Droge thotë ai duke shtuar se vetëm me 3 dispozita përfshihen ne Kodin Penal për një game kaq te gjere dhe komplekse!
“Thuhet se përdoruesi i lendes narkotike ne doza te vogla përdorimi nuk dënohet, por sa është sasia e ndëshkueshme nuk përmendet ne asnje dispozite te Kodit Penal” – thekson avokati Vishaj duke shtuar se: “por i është lenë ky përcaktim ne mënyre subjektive mjekësisë ligjore. Ka ardhur momenti qe dispozitat për lendet narkotike duhen ndryshuar dhe zgjeruar sipas sasisë, llojit dhe rrezikshmërisë se drogave”