Sipas studiuesit dhe politikanit Koco Danaj qe i referohet deklaratave te kryeministrit serb Aleksander Vucic bere nga Moska nga ku theksohet se është i shqetësuar për trazirat ne Mal te Zi, Maqedoni dhe Kosove, Danaj i përgjigjet se pergjegjes për këto trazira është vetëm shovizmi serb duke aluduar potencialisht se ato janë te organizuara dhe sponsorizuara nga Beogradi. Ja cfare shkruan Danaj duke uruar qe edhe Brukseli ta kuptoje sa me shpejt lojen e serbeve:
“Besoj e dëgjuat Aleksander Vucic kur nga Moska foli për situatën e paqëndrueshme ne Mal te Zi, Maqedoni dhe Kosove. “Gjoja” i shqetësuar deri atje sa “shqetësimi” shkoi deri ne Sarajeve e Banjaluka!! Por….ja dhe diabolizmi i tij: Sipas tij ai i njeh ata qe “trazojnë” këto vende. Por nuk do qe ti thotë… Ironi shoviniste serbe. E para: “I përkëdheluri” i Brukselit shkon ne Moske te blejë arme kundër…….Brukselit!!!
E dyta: Meqë ai i di por nuk dashka ti thotë, po ja themi ne: Prapa trazirave ne rajon qëndron Vucic dhe Nikolic. Qëndron shovinizmi konstant serb. Uroj qe këtë ta kuptoje dhe denoncoje Brukseli”